Nuk e dinim | Ky është shkaku i vërtetë i gripit! Metodat e gabuara të trajtimit dhe recetat natyrale më efikase

Në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, nutricionisti i njohur nga Suedia Altin Joka, foli për kurat më të mira që mund të bëjmë në periudhë gripi dhe virozash. Këshilla e parë që Altini dha ishte për zërin që ikën në periudhë virozash siç jemi tani. Sipas tij duhet të përdoret vaji i ullirit me pikatore dhe lëngu i preshit ose lëngu i lakrës, sikurse mund të mbahet në gojë një karafil.

I pyetur se pse ka shumë viroza aktualisht në Shqipëri, nutricionisti dhe eskperti i mjekësisë holistike Altin Joka tha: “Çdo gjë nis nga sistemi ynë imunitar që është thërmuar dhe është në krizë, këtë e tregoi shumë qartë rasti i Covidit që i gjeti trupat tanë të drobitur” duke shtuar se përdorimi i shpeshtë i protokolleve mjekësore që nuk kanë dhënë rezultat është një tjetër pikë, pa harruar dhe cilësinë e ushqimeve që mashtrojnë trupin dhe nuk krijojnë imunitet.

”Burimi kryesor i gripit apo virozave është prodhimi i histaminës në indet tona” shtoi Altini, kjo e fundit vepron shumë shpejt duke na dhënë një acarim të frymëmarrjes, dhimbjes së trupit, kokës apo kollë. Histamina është një helm që prodhohet në zorrë dhe shpërndahet kudo dhe trompocidet janë bartës të histaminës. ”Ne dimë që antitrupat e indeve natyrale janë të pranishme në trupin tonë” theksoi Altini, duke nënvizuar se ushqimi i keq, çon në një rënie imuniteti dhe në trupa më të dobët për të përballuar virozën, duke dëmtuar gjëndrat endokrine të parat. Disbalancimi i lëngjeve në trup është një tjetër motiv që çon në uljen e imunitetit sipas tij.

”Përdorimi i vitaminës C, vitaminës B-12, vitaminës T, vitaminës B3, vitamina P, Vitamina E dhe Vitamina F, ulin nivelin e histaminës në trup, e për pasojë eleminojnë ftohjet” thotë nutricionisti. Po çfarë mund të përdorim për gripin? Së pari duhet të përdorim bikarbonatin e kaliumit, kalium që ndihmon shpërbërjen e vitaminave, si dhe kompleksi i vitaminës C që është elementi më i rëndësishëm.

Altin Joka, tregon formulën e një studiuesi gjerman sesi të trajtohet dhe kurohet gripi: Në një litër lëng lakër të kuqe të shtrydhur hidhen 350-400 gr mjaltë si dhe 5 gr shafran indie ose turmerik dhe pihet e freskët ose bëhet shurup dhe përdoret 3-4 herë në ditë. Element tjetër është konsumimi i probiotikëve. Referuar fëmijëve të vegjël, ata duhet të konsumojmë mjaltin në vend të shurupeve të kollës. Më pas efikase është dhe konsumimi i frutave të pyllit të ftohta. Një tjetër element i rëndësishëm: personi që ka grip, duhet të fle me kokë lartë me dy jastëk gjatë natës, ndërsa për kollën ai rekomandoi banjot me avull për shumë minuta duke hedhur vajin e xhinxherit dhe vajin e kamomilit.

“Në rastin e dhimbjeve të grykëve, faza e parë është një gotë ujë me kripë gargar për 4 ditë, pa harruar avujt nga dafina apo mentja apo mullaga e bardhë. Për kollën përdoret gjithashtu likorinë me xhinxher dhe mjaltë, ndërsa për fëmijët mund të përdoret çaji i mjedrës, lëngu i karrotës, speci dhe boronica nuk duhen harruar. Një masazh me vajin e temjanit dhe eukaliptit në kraharor është gjithashtu shumë efikas” tha Altini, duke shtuar çajin e mentes me xhinxher apo kamomil ose uthulla me xhinxher dhe me mjaltë.

Për uljen e temperaturës Joka rekomandon lakrën e bardhë duke e vendosur çdo 10 minuta në ballë, sikurse të mbështillen këmbët dhe të vendosen borse me ujë të ngrohtë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë