Shehaj në Vlorë: PD humbi zgjedhjet se janë marrë vendime të gabuara! Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet, vetëvrasje vazhdimi me në krye Bashën

Kandidati për kryetar të PD Agron Shehaj nga Vlora tha se arsyeja pse PD humbi zgjedhjet më 25 prill është se sipas tij janë marrë vendimet e gabuara. Nëse Basha vijon ta drejtojë partinë sipas Shehajt kjo do të ishte vetëvrasje për PD, pasi rrezikon të vazhdojë të jetë në opozitë për 12 vjet.

"Demokratët rrezikojnë të jenë në opozitë për 12 vjet. Askush nuk do te mbaje përgjegjesi. Po thonë hunbën për masakrën elektorale, është e pa mohueshme por nuk e ndryshojmë dot rezultatin. Arsyeja pse humbën zgjedhjet është se janë marrë vendime të gabuara. Te sillemi si europian. Luderi i pd te lidh fatin me rezultatin, nese humbet ne zgjedhje largohet. Vetëvrasje vazhdimi me këtë lidership. Duhet ndryshuar", tha ai.

Takimin e parë Shehaj e ka zhvilluar në bashkinë Selenicë me elektoratin e tij dhe pjesëmarrja ka qenë e lartë në numër. Takimi i dytë është mbajtur në ambientet e teatrit Petro Marko por ajo që u vu re ishte mungesa e deputetëve të zgjedhur në qarkun e Vlorës si dhe e kryetarit të PD Genc Deromema gjë që u diskutua edhe në sallë. Lidhur me mungesën e tyre Shehaj u përgjigj duke thënë:"kur ti takoni i pyesni pse munguan".

Në një takim të mëparshëm ditën e sotme Shehaj tha se Basha jo vetëm që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por as nuk duhet të kishte rikandiduar për kreun e PD. Për Shehajn nuk mjaftojnë vetëm akuzat ndaj kryeministrit Rama se vodhi zgjedhjet, por sytë duhet të kthehen drejt problemeve të brendshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:55
Zgjedhjet në PD, Shehaj: Basha s’duhet të rikandidonte! Kritikon përzgjedhjen e kandidatëve për deputet: Vuri në lista emra që anëtarësia nuk i donte

Lulzim Basha jo vetëm që duhet të kishte dhënë dorëheqjen, por as nuk duhet të kishte rikandiduar për kreun e PD. Ky është qëndrimi i Agron Shehajt, kandidatit për të marrë drejtimin e selisë blu, i cili gjatë takimit me strukturat, tha vetëm ndryshimi i lidershipit, do të ndryshojë të djathtën shqiptare.

“Kryetari i Partisë duhet të lidhë fatin me fitoren, nëse nuk fiton duhet të japë dorëheqjen dhe të tërhiqet, të tërhiqet dhe të mos kandidojë më. Nëse fiton, qëndron, nëse nuk fiton, ikën! Ka ardhur dita të ndryshojmë lidershipin e PD, që nesër të rrëzojmë Ramën.”- tha Shehaj.

Për Shehajn nuk mjaftojnë vetëm akuzat ndaj kryeministrit Rama se vodhi zgjedhjet, por sytë duhet të kthehen drejt problemeve të brendshme.

“Po kërkohet të thuhet që nuk humbëm, duke thënë që arsyeja pse humbëm është masakra zgjedhore, është koha të themi të vërtetën në sy, rezultati i zgjedhjeve është ky, nuk mund të ndryshojë. E vetmja gjë që duhet të bëjmë është që në zgjedhjet e reja të jemi më të fortë, nuk mund të futemi në parlament nëse do të themi që u vodhën votat, nuk duhet të ishin bërë shumë prej gabimeve, ose rregullojmë problemet, ose nuk duhet të futemi në parlament, ose njërën ose tjetrën. Unë mendoj që PD ka nevojë për një reformim të thellë”- tha Shehaj.

Kryetarin në detyrë Lulzim Bashën e kritikon edhe për mënyrën sesi u përzgjodhën kandidatët, duke i rikujtuar faktin që futi në lista, njerëz të votuar kundra nga anëtarësia.

“Nëse kërkojmë lista të hapura për zgjedhjet të përgjithshme, duhet të bëjmë këtë gjë edhe për listat e kandidatëve që zgjedh partia. Pse duhet ti themi anëtarësisë votoni ata që nuk doni, dhe pastaj ti fusim në lista, sepse kandiduam deputetë që morën 400-500 vota kundër.”- tha më tej Shehaj.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim