Zgjedhjet për kryetar, Harxhi: Serveri i listave të votuesve është bllokuar, PD e marrë peng nga një kupolë e vogël! Nishani: Jam ndier i lënduar nga Basha, fytyrën s'ia jap askujt

Zgjedhjet për kryetar, Harxhi: Serveri i listave të votuesve është bllokuar, PD e marrë peng nga një kupolë e vogël! Nishani: Jam ndier i lënduar nga Basha, fytyrën s'ia jap askujt

Edith Harxhi dhe Bujar Nishani

Kandidatja për kryetare e PD Edith Harxhi ka zhvilluar në Gjirokastër një takim me strukturat e PD për të kërkuar mbështetjen nga anëtarët e këtij subjekti politik për kandidimin e saj.  Ajo ka pohuar se pret votëbesimin e demokratëve të Gjirokastrës për të sjellë një riformatim të partisë demokratike dhe afrimin e elementëve të larguar nga PD. Harxhi ka denoncuar se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund ta marrë. Sipas saj lista s'mund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve pasi ajo nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD.

"Pd është në dorë të një kupole të vogël, të cilët e kanë marrë peng prej disa kohësh dhe ne duhet ta shpëtojmë. Nëse se shpëtojmë tani do të përfundojë si LDK e kosovës. Ne smund ta lejojmë këtë gjë, veprimtaria juaj smund të shkojë kot.  Ka një javë që serveri i listave të votuesve të Pd për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën. Lista smund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve sepse ju punoni me ato degë. Lista nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD. Unë jam futur në këtë garë të pabarabartë sepse siç kam thënë më parë sfidoj ata që pas 4 humbjesh vazhdojnë të mbajnë peng pronën", tha Harxhi.

Më tej ajo ka shtuar se PD është prej kohësh e marrë peng nga dora e një kupole, që duhet shpëtuar. Unë jam futur në këtë garë të pabarabartë sepse siç kam thënë më parë sfidoj ata që pas 4 humbjesh vazhdojnë të mbajnë peng pronën”, tha ndër të tjera kandidatja për kryetare e PD-së.

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ndërsa tha se më 25 prill të gjithë pritën ndryshimin që nuk ndodhi, shtoi se reagimet e tij kundër Bashës nuk janë për hatërmbetje personale. Në takim me anëtarësinë e PD, Nishani ka deklaruar se është ndier i zhgënjyer nga Lulzim Basha pasi ky i fundit  e ka nënvlerësuar pavarësisht se ai e di mirë kontributin që Nishani ka pas në parti menjëherë pas lënies së postit si president. Ndërsa detyrën si kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së sipas Nishanit , e ka pranuar për të bërë avokatinë e partisë dhe jo për karrige personale.

Ky është takimi i dytë i kandidates Harxhi në vijimësinë e takimeve që do të mbahen edhe në qytete të tjera të vendit në kuadër të zgjedhjeve për kryetar të partisë demokratike që do të mbahen në 13 qershor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:57
Nishani: Jam ndier i lënduar nga Basha, fytyrën time s'ia jap askujt! Reagimet e mia s'janë për hatërmbetje personale, ndryshimi që prisnim më 25 prill s'ndodhi

Ish-presidenti Bujar Nishani nga Gjirokastra ka deklaruar se reagimet e tij kundër kreut të PD Lulzim Basha nuk janë për hatërmbetje personale. Ndërkaq nuk ka mohuar se është ndier i lënduar nga Basha, duke theksuar se fytyrën e tij nuk ia jep askujt. Ai tha se të gjithë prisnin ndryshimin më 25 prill por nuk ndodhi.

" Nuk mund të qëndrojmë pjesë e mbytjes në këtë moçal. Për fatin e keq jo vetëm të demokratëve, jo vetëm të atyre që u angazhuan në këtë fushatë pavarësisht hamendësimeve politike, tifozllëkut, 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim ndërkohë që të gjithë prisnin një ndryshim.Ndryshimi pritej të udhëhiqej nga PD, e cila ishte e faktuar si forcë politike. Shqipëria spati asnjë mundësi për të filluar ndryshimin pas 25 prillit. Ne kishim krijuar pritshëmëri që do të sjellim ndryshimin dhe filluam të shihnim veten në pasqyrë. Po projektojmë betejën e rradhës për 2025 ku bota mund të jetë shumë herë më ndryshe se sot.

Nuk është 13 qershori për përplasje të inatit të njërit apo të tjetrit por për ta bërë pd partinë e vlerave. Para pak ditësh më është adresuar Basha duke thënë se reagimet e mia janë për shkak të hatërmbetjeve personale, të them të drejtën jam ndier i lënduar sepse Basha më shumë se kushdo ai di fare mirë arsyet e angazhimit tim personal pasi ika nga detyra e presidentit. Kur më kërkoi të merrja detyrën i kam thënë se Nishani është ai që ka qenë dhe skan nevojë për ofiqe. Faqen dhe fytyrën time s'ja jap askujt as tim biri jo Bashës. Synimi im i rikthimit është, se e kam pasur mët ë madhe se basha karrigen, por kam pasur një bindje se mund ti shërbeja Pd si një avokati publike

Se është bërë tezë kjo pse ske folur më përpara. Pas marrëveshjes së 5 qershorit kur ra dakord për ndryshimet në kod, ju kanë thënë të gjithë në kryesinë e pd. Duhet të keni parasysh diçka që deri kur Rama të jetë në kryeministri do të bëjë procese mashtrimi sdo kurohet ndonjëherë. Sot po flasim për masakër zgjedhore dhe bie dakord. A është e vërtetë që blihet dhe shitet vota, po. Ka një blerës dhe shitës, unë dua të analizoj shitësin. Sjanë të gjithë shqiptarët që e shesin votën. Mua më rezulton se ai  që e shet votën në momentin e fundit thotë se Bujari dhe Editi skanë për të fituar gjë të marrë 50 mijë lekëshin e të ik në shtëpi. KLa dhe nga ata qëse shesin votën por nuk hedhin votën", tha Nishani.

 

Ora 19:30
Zgjedhjet e 13 qershorit, Harxhi: Ka 1 javë që serveri i listave të votuesve të PD është i bllokuar, s'mund të jetë pronë e Bashës! Riformatoj të djathtën

Kandidatja për kryetare të PD Edith Harxhi nga Gjirokastra ka denoncuar se ka një javë që serveri i listave të votuesve të PD për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund ta marrë. Harxhi nënvizoi  se lista smund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve pasi ajop nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD.

"Sot jam para jush në një sfidë të vështirë, për të aritur deri te kandidimi nuk ka qenë vetëm një vendim personal por një mbështetje. Grupi për Pd, Kulluri, Nishani,por dhe shumë të tjerë, Imami, Elezi më kërkuan që unë të kandidoja për këtë garë. Pse? Një nga arsyet është sepse do të ishte një ndryshim për herë të parë kandidon një grua, por unë nuk htj në këtë garë vetëm sepse jam grua, sepse kjo është një garë e meritokracisë. Pd është në dorë të një kupole të vogël, të cilët e kanë marrë peng prej disa kohësh dhe ne duhet ta shpëtojmë. Nëse se shpëtojmë tani do të përfundojë si LDK e kosovës. Ne smund ta lejojmë këtë gjë, veprimtaria juaj smund të shkojë kot. Ju kaloni netë të tëra në kzaz gjatë zgjedhjeve dhe sjemi shpërblyer dhe ka ardhur momenti të shpërbleheni. Përveç ndryshimeve statutuore është një e drejtë themelore. Shpesh nuk gjen të rinj nëpër degët tona më.

Kishim bërë një propozim për të bërë një marrëveshje për dekomunistizimin në Shqipëri dhe nuk është pranuar. Polonia ka arritur të rrëzojë dhe monumentet. Ka një javë që serveri i listave të votuesve të Pd për zgjedhjet e 13 qershorit është i bllokuar dhe asnjë nga degët nuk mund të zbresë dhe të marrë listën. Lista smund ti përkasë serverit qendror të partisë por degëve sepse ju punoni me ato degë. Lista nuk është pronë e kryesisë apo kryetarit të PD. Unë jam futur në këtë garë të pabarabartë sepse siç kam thënë më parë sfidoj ata që pas 4 humbjesh vazhdojnë të mbajnë peng pronën", tha Harxhi.

"Fundi i tranzicionit në PD është që ne të fillojmë punën për një parti të djathtë. PD do të jetë për vlerat e qytetarisë nuk mbaron beteja më 13 qershor. Ky është momenti për të riformatuar partinë, të bashkohemi dhe të pranojmë dhe prurje të reja", shtoi më tej ajo.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja