Shehi: Berisha, i rrezikuar nga
FRD-ja, Topi merr vota nga PD

Shehi: Berisha, i rrezikuar nga<br />FRD-ja, Topi merr vota nga PD
Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, është shprehur dje për gazetën "Shqiptarja.com" se Fryma e re Demokratike, partia e re që drejtohet nga Gazmend Oketa por që pritet të drejtohet nga ish-Presidenti Bamir Topi e rrezikon Berishën në zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Pak orë pasi Topi është rikthyer në politikë, duke aderuar në FRD, kreu i LZHK, Shehi thotë se partia e Topit, si e dalë nga Partia Demokratike do të marrë patjetër vota nga kjo parti, duke sjellë dhe rrezikimin marrjes së një mandati të tretë qeverisë nga Berisha më 2013.

Një qëndrim të tillë, ai e argumenton me faktin se duke u deklaruar parti e qendrës së djathtë, FRD do të thithë vota nga baza e së djathtës që janë dhe votuesit e PD e si pasojë dhe e shfrytëzimit të raporteve të brishta politike, mund të sjellë përmbysjen e madhe apo rotacionin e domosdoshëm politik që përmendi dhe dje ish-kreu i shtetit Topi.

(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot në gazetën Shqiptarja.com KETU)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!

Absurdi vs 'Shtetit të së Drejtës'!