Shehi në Report Tv: Opozita t’i kthehet parlamentit e të ndalë sulmet ndaj drejtësisë! Të rregullojë marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, thotë se opozita po zhvlerëson parlamentin. I ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, Dashamir Shehi kritikoi qëndrimet e grupimit Bardhi-Berisha, duke nënvizuar se duhet të kthehen në parlament. Po ashtu sipas Shehit opozita duhet të ndalë sulmet ndaj drejtësisë.

‘Së para hyrje në parlament, së dyti ndryshimi i kodit zgjedhor, drejtësinë ta lëmë të qetë dhe 4 të rregullojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarë. Ne kemi detyrë ta sqarojmë popullin shqiptar që po hanë me lugë bosh. Ato ndaç të ndahen apo bashkohen janë bashkuar e ndarë 3-4 herë gjatë kësaj periudhë,. Ka njerëz që nuk kanë besim as tek Berisha dhe as të Basha. Na duhet një traketore e re politike. Që nuk merret sa nënkryetar apo kryetarë ka. I ftoj që tu kthehen politikës. Të merren më reformën zgjedhor, të futen në parlament. Pika e tretë është të mos merremi më me drejtësinë, jo SPAK, sepse prokuroria duhet lënë ë pavarur dhe të bëjë punën e vet. Duhet të bashkohen platformat dhe jo njerëz.’- tha Shehi.

Duke u ndalur tek marrëdhënia e opozitës me ndërkombëtarët në një kohë që kreu i Rithemelimit Sali Berisha është non grata, Shehi tha se opozita po lagrohet gjithnjë e më shumë në marrëdhënie me ndërkombëtarët.

‘Unë them që opozita duhet të bëjë rrugë paralele deri në zgjedhje. Pas zgjedhjeve të shohë sa vota ka marrë secili grup. Duhet të rregullojmë marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Duhet të kemi një paraqitje serioze para ndërkombëtarëve duke marrë në konsideratë pretendimet e tyre. Opozita në marrëdhënie me ndërkombëtarët është larg dhe vazhdon të bëjë gabime.’- tha Shehi.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb