Shehi: Opozita nuk ka kërkuar protesta, Shqipëria do të dalë copë copë me Ramën

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi u shpreh në Report Tv se opozita nuk ka në plan protestat, por mbrojtjen e qytetarëve. "Jo! Jo! Opozita nuk ka kërkuar protesta, Basha ka bërë një program me 5 pika për të zgjidhur situatën. Kjo është një situatë e rëndë dhe ditën kur të dalë copë copë Shqipërinë, kështu si po e dhunon Rama do të dalin të gjithë të humburit, socialistët të parët se kanë bizneset. Opozita nuk ka kërkuar protesta.

Ka mbajtur qëndrim të butë krahasuar me Europën. Kemi kërkuar që të ndjekë një linjë normale, si vendet e tjera, sa i përket regjimit shëndetësor, të shkojë të bëjë tamponet. Kemi 70 ditë brenda dhe janë bërë 7 mijë tampone, sa një fshat në Itali. Me këto rezultate që ka ky, nuk ka pse e shtyn gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe opozita nëse do të marrë një Shqipëri të rrënuar nuk ka mundësi për ringritje" tha ai.


Lajmi kryesor:

Shehi për 'Report Tv': Koalicioni po ecën mirë! Rama-Meta zigzage, por s'shoh 'prill të dytë'


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb