Shehi: Pro sistemit danez, por s'heqim dorë nga qeveria tranzitore! Garanci që s'do vidhen votat

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk ka dalë kundër hapur sistemit danez të propozuar nga SHBA-ja, por ka vënë theksin se opozita nuk do heqë dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore. Kjo sepse sipas Shehut, është një garanci që votat nuk do vidhen, të paktët jo deri në atë pikë sa të jenë vendimtare. 

"Është pozitive, pastaj a do biem a s'do biem, mbetet për t'u parë. Do dalim pastaj me një platformë të përbashkët, por mua për vete më pëlqen. Sistemi që kemi sot nuk është se nuk është demokratik, se zgjedhjet  mund të vidhen me çdo lloj sistemi. Prandaj ne kemi nevojë për siguri. Kemi nevojë për atë qeverinë tranzitore 3 mujore, krijon idenë e një transparence se nuk do abuzohet me votat, ose jo deri në atë pikë sa të jenë vendimtare. Politikë prodhojnë sistemet, por nëse vidhen votat as sistemi nuk shërben për të prodhuar gjë", tha Shehi.


Lajmi kryesor:

Shehi kundër Metës për 14 pikat: Të pazbatueshme për ne se jemi jashtë parlamentit! S'ngrihet shteti me Këshilla Politikë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë