TIRANË- Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë hapur kundër planit me 14 pika të presidentit Ilir Meta, për ndryshimet në Reformën në Drejtësi. I ftuar emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ai tha se shumë prej pikave të propozuara nga kreu i shtetit janë të pazbatueshme nga opozita, sepse tashmë me daljen nga parlamenti ato nuk ka asnjë funksion. Ndalur më specifikisht te Këshillet Politike, siç kërkoi Meta për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, ai tha se kjo nuk është mënyra për të bërë një shtet, duke dalë kundër këtij opsioni.
"Përtej dëshirës së mirë të presidentit, ka gjëra që janë të pazbatueshme. Ato 14 pika vijnë si Bundestangu gjerman. Rrotacion është lëvizje rrethore në një rrafsh të vetëm, ndërsa në gjykojmë që situata në Shqipëri ka një nevojë për përmbysje vertikale. Mundet që ne të mbërrijmë vetëm të rrotacioni, ndoshta edhe këtu nuk arrijmë fare. Ne jemi të angazhuar dhe e kemi detyrim që të merremi me çështjen zgjedhore, pikat e tjera nuk janë temë e jona, por detyrime qeveritare që ia ka vënë komuniteti gjerman, për të cilat ne kemi dalë jashtë loje, si drejtësia, se ne jemi jashtë politikës.
Këshilli Politik? I pamundur. Jemi jashtë parlamentit. Rindërtimi i politikës nëpërmjet marrëveshjes, mua nuk më pëlqen se detyrimi kryesor i opozitës është të shkojë në parlament dhe nga ky institucion bëhet një politikë legjitime. Nuk ngrihen institucioneve me Këshilla, se do ua delegojmë të gjitha zgjedhjeve marrëveshjeve. Nuk shikoj marrëveshje nën tryezë, por amerikanët dinë më shumë. Unë dua që t'i rikthehemi institucioneve me funksionin e plotë, nëse do e arnojmë shtetin shqiptar me marrëveshje, nuk kanë qenë jetëgjata dhe të shëndetshme. Ato 14 pika nuk mbyllen për 6-7 muaj, është gjysma e shteti shqiptar. Jo tryeza politike, sic thotë presidenti, nuk ecet kështu përpara. Përtej dëshirës së mirë që ka Meta për të gjetur një zgjidhje sa më të lëmuar, por kjo nuk është rruga për të ndërtuar shtetit se prodhon dyshime siç ndodhi me SHBA-në, aleatin tonë më të madh", tha Shehi.
Aksioni opozitar është fokusuar te shembja e Teatri, që Shehu e quan "betejën më fisnike" për opozitën, por edhe si "derdhjen e kupës nga Rama. Pikërisht për këtë, sipas Shehit ka ardhur edhe reagimi i ambasadorëve, "sepse Rama e ka ekzagjeruar dhe kulmin e ka pasur me Teatrin".
"Nga të gjithë betejat që kemi bërë, më e fismja ka qenë për mbrojtjen e Teatri, se është për mbrojtjen e qytetit, kujtesën e qytetit se Teatri shkon përtej artistëve. Teatri s'është në dorë të artistëve. E rëndësishme dhe gjykoj që ka lënë gjurmë më shumë se betejat e tjera. A është ky kulmimi? Jo, se detyra e opozitës është më e madhe ajo politike. Nëse nuk bëhet sot Reforma në Drejtësi se nuk e bën Rama, ambasadorët e dinë që opozita nuk ka asnjë rol se kemi dalë nga parlamenti. Ambasadorët ndërhyn se Rama e ka ekzagjeruar dhe kaTeatri ka qenë kulmi i ekzagjerimit. E ka tepruar se është viti i shtatët dhe e ka ekzagjeruar. Marrinat që ka bërë, kanë treguar se ky ka ndjekur një agjendë kriminale dhe në këtë rrëmujë të madhe të koronës dhe tërmeteve ka ndjekur narritivën e vet korruptive", përfundoi Shehi.
I ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar rolin e Ilir Metës në aksionin e opozitës, duke thënë se mjafton që ai të qëndrojë si president, pasi opozita e ka një kryetar.
"Të ndjekim Metën nuk është e shëndetshme për opozitën shqiptare. Ai është president dhe duhet të rri president, duhet të jetë ekuidistancë nga ne dhe Rama. Ai duhet të jetë president. Meta nuk përmbush kushtet për të qenë në krye të opozitës shqiptare, opozita e ka një kryetar. Ne kryetarin e kemi të mjaftueshëm dhe nuk kemi nevojë për të tjerë në këtë mes, kemi nevojë për presidenti Meta, garant i kushtetutës jo Ilir Meta si kryetar i LSI. Nëse ne ngatërrohemi me këto gjyle nëpër këmbë, ngadalësohet ritmi i opozitës. E çmojmë shumë Metën, i kemi dalë për zot disa herë, se mendojmë që mbron Kushtetutën. Ditën që s'na ka pëlqyer e kemi kritikuar, Ndërhyrjen në Kodin Penal e quajmë të gabuar, s'është çështja e presidenti të ndryshojë Kodin penal në kohë pandemie", tha Shehi.
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk ka dalë kundër hapur sistemit danez të propozuar nga SHBA-ja, por ka vënë theksin se opozita nuk do heqë dorë nga kërkesa për qeveri tranzitore. Kjo sepse sipas Shehut, është një garanci që votat nuk do vidhen, të paktët jo deri në atë pikë sa të jenë vendimtare.
"Është pozitive, pastaj a do biem a s'do biem, mbetet për t'u parë. Do dalim pastaj me një platformë të përbashkët, por mua për vete më pëlqen. Sistemi që kemi sot nuk është se nuk është demokratik, se zgjedhjet mund të vidhen me çdo lloj sistemi. Prandaj ne kemi nevojë për siguri. Kemi nevojë për atë qeverinë tranzitore 3 mujore, krijon idenë e një transparence se nuk do abuzohet me votat, ose jo deri në atë pikë sa të jenë vendimtare. Politikë prodhojnë sistemet, por nëse vidhen votat as sistemi nuk shërben për të prodhuar gjë", tha Shehi.
A mer jahu i dopjo e një paçe plonc deri mre jahu e Shqipria bohet fush me lule siç e kan bo deri tani. O daxhi havas mos haro të marësh në partin tate të dopjos dhe Cim tironsin e bojeni SHQIPRIN prallën e pijanecve. O pik e zez kur Shqipria ka ngel te pijanecët e te njerzit e skaduar si dash e Cim tironci.
PërgjigjuO beno perpiqu ta lexosh dhe ta kuptosh shkrimin SHQIPTARJA . COM SHKRUAN SHQIP DHE PA GABIME
PërgjigjuZ.D.Shehi, nuk e ditka se “xhikja”eshte dhe do te jete per tre partite e elites (ps,pd dhe lsi)dhe per t’u hedhur nganje kocke disa te tjerave qe mbajne isot dhe t’u mbaje goja ere m__.Dashamir,ka ikur koha e demokracise me gisht ne koke dhe eshte koha me ja fut tjetrit gishtin ne b____!!
PërgjigjuPace pilaf dopjo raki... grromesima menyja e Dash Shehut
Përgjigju