Nuk kanë ikur vetëm nga PD, por dhe demokratët kanë marrë nga aleatët e tyre deputetë. Kështu, teksa ka ikur demokristiani Nard Ndoka që ka dalë nga listat e PD për të qënë deputet i pavarur dhe përfaqësues i partisë së tij, demokratët tashmë kanë në gjirin e tyre një të djathtë të përhershëm, kreun e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi. I cili deri më tani ka qënë pjesë e të gjitha mbledhjeve të grupit parlamentar demokrat dhe për më tepër që më se njëherë është shprehur se LZHK është drejt bashkimit me Partinë Demokratike si parti të qendrës së djathtë dhe me kontribute të forta në jetën politike të vendit. Një gjë të tillë e ka bërë dhe më parë PD me deputetë të tjerë aleatë.