TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka dalë kundër deklaratave të Rudina Hajdarit se Berisha nuk dihet të jetë lideri i PD dhe kandidati për kryeministër i PD. Madje në disa dalje edhe Bardhi e ka lënë të nënkuptohet që Berisha s’duhet të jetë kandidati për kryeministër. I ftuar në emisionin 'Studio Live' në Report Tv, Shehu i quajti deklarata boshe, ndërsa theksoi se Berisha do jetë kandidati për kryeministër i PD në zgjedhjet e 2025.
“Diskutime bosh, e përcakton elektorati i PD, anëtarësia, se kush do jetë kryetari i PD. E ka caktuar që është Berisha. Çdo forcë politike serioze paraqitet në zgjedhje me kandidat me kryetarin e saj. Ata që kanë mendime ndryshe nuk njohin rregullat themelore dhe të përfaqësimit në politikë”, tha Shehu në Report Tv.
I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj, nëse PD është e hapur për pranimin e figurave si Alibeaj dhe Basha, Shehu u shpreh se dera është e hapur për të gjithë ata që bëjnë opozitë.
“Me emra nuk flas, PD është e hapur për të gjithë ata që duan të bëjnë opozitën. Ta gjykojë PD dhe opinioni gjithëkënd si emër bën apo jo opozitë. Ne luftuam kundër bakërizimit të PD, për të mbajt të hapur, jo me dyer hekuri, por për ta kthyer në një parti me dyer të hapura për ata që duan të bëjnë opozitë.
Çdo gjë që është në statut është e mundur, kjo u bë edhe për të bashkëjetuar në. Krijimi i fraksionit i krijon atyre që kanë një mendim ndryshe brenda kuadrit të përgjithshëm të partisë, të kenë përfaqësimin e tyre”, tha Shehu.
Sa i takon protestës që opozita ka thirrur sot në 20:00, Shehu thotë se do të protestojnë edhe për lirimin e Sali Berishës.
“Protestat e PD kanë qenë në historinë e saj paqësore të vendosura, pro duke respektuar parimet e demokracisë dhe liritë e qytetarëve. Do jetë protestë e fuqishme , me pjesëmarrje masive nga e gjithë Shqipëria, jo vetëm Tirana. Do shpreh indinjatën e situatës së vështirë që po kalon vendi, me burgosjen politike liderit të opozitës, që mbahet i burgosur politik, pas asnjë akuzë. Shtohet koha e hetimit, kur ai ka dështuar. Të burgosësh liderin e një partie politike, është ngjarja më e rëndë. S’mund të kenë protestë që mos të ngrejë çështjen e Berishës, arrestimi i tij do jetë kryefjala e lëvizjes së opozitës. Dështoi projekti për të nxjerrë jashtë ligjit PD, dhe tani është projekti për të mbajtur Berishën të burgosur, kjo cenin rëndë demokracinë dhe liritë e njeriut. Protesta lidhet me zbrazjen e Shqipërisë për shkak të kushteve të vështira ekonomike, humbja e shpresës së njerëzve.
Sot s’kemi vetëm samitin, kemi edhe ditën e përkujtimit serb në Srebrenicës. Protesta e sotme s’ka lidhje mëto, ka lidhje me gjendjen e Shqipërisë, me shkeljen e të drejtave, katastrofën ku ndodhet sistemi shëndetësor dhe arsimor, dhe burgosjen e Berishës. Nëse data përkon me data të tjera, janë thjesht koincidenca dhe asgjë më shumë”, vijoi Shehu.
Opozita do të garojë në zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë me Petro Gjikurinë. I ftuar në Report Tv Shehu komentoi kandidaturën e socialistëve, duke thënë se Vangjel Tavo do jetë një humbës i madh.
Sa i takon situatës së krijuar në Himarë me Fredi Belerin, Shehu thotë se ky ishte një skenar i Ramës për të prishur marrëdhëniet me Greqinë, pasi ai nuk e do integrimin europian të Shqipërisë.
"Rama do që të krijojë probleme me Greqinë, do të prishë marrëdhëniet me fqinjët që të pengojë integrimin europian. Rama e ka fytyrën nga lindja, krijon çdo situatë të ndërlikuar për Shqipërinë për të penguar rrugën e integrimit, ishte një provokacion i Ramës, për të krijuar artificialisht konflikte me vende të BE. Është një skenar djallëzor në kundërshtim me interesat e vendit. Beleri mbahet në burg, u zgjodh edhe eurodeputet.
Tavo do jetë humbës i madh në Himarë. Rruga politike që zgjodhi është rruga e humbësit të madh", u shpreh Shehu në Report Tv.
Ju me Berishën apo me këdo tjetër nuk vini kurrë në pushtet. Karta të djegura jeni.
PërgjigjuTi prej Berishes hengre prasin, o rrote prasi!
PërgjigjuNormal qe e perkrah berishen se po del ne pension deputet. S'mendon per Shqiperine, se nuk vihet kryeminister dikush me 97-en, piramidat, 11 janarin. Ne bote japin doreheqjen per gjera shume me.te vogla
PërgjigjuDoktor Shehu ashtu si Doktor Berisha, eshte bere per t'u vizituar dhe operuar tek neurokirurgu. Duket qe preshi i Lushnjes, ashtu si grushti i Tiranes kunder Berishes i kane shkaktuar devijime te renda ne tru dhe trup.
PërgjigjuKandidati numer nje eshte Tritan Prasi. Mbaj mend ne 2001 tek Mali Robit, ky tipi nuk I hiqte xhinset, akoma kishte fiksimet e Lushnjes. Sit, pet çudi I ka dale turpi. He mo te kam rixha, preshi ke efekted e vet, thuaj jo.