Shehu: Meksi-Çela u
përjashtuan nga FRD

Shehu: Meksi-Çela u<br />përjashtuan nga FRD
TIRANE- Demokratët partinë e re të shfaqur në skenën politike shqiptare Fryma e Re Demokratike që ka për kryetar të grupit nismëtar deputetin Gazmend Oketa, e konsiderojnë si të padëmshme për elektoratin e djathtë. E cilësuar rëndom si partia e Topit, për ish-kryetarin e Partisë Demokratike, deputetin Tritan Shehu kjo parti nuk ka kauzë politike, madje nuk është e hapur dhe demokratike ashtu sikurse u deklarua nga Gazmend Oketa në momentin e themelimit të saj më 30 prill. "Fryma e Re Demokratike e krijuar vetëm disa ditë më parë nuk merr asnjë kokërr vote nga PD. Këtë e them nga fakti i thjeshtë se është një parti anemike, dhe siç e ka emrin "Frymë" është diçka e pakapshme, një forcë politike jashtë realitetit, pa kauzë, pa bosht, pa ideologji dhe mbi të gjitha pa elektorat të cilit do të duhet t'i drejtohet. Sepse ata janë vetëm një frymë", ka qënë deklarata e ish-zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Tritan Shehu, dhënë dje për gazetën "Shqiptarja.com". Nga ana tjetër deputeti demokrat nuk ka munguar të analizojë dhe sjelljen antidemokratike ndaj atyre që kanë kontribuar në këtë parti të re të themeluar disa ditë më parë, duke thënë se ajo e ka filluar jo mirë dhe korrekte jetën e saj politike. Pasi ka përjashtuar ende pa u deklaruar zyrtarisht si parti politike ata të cilët kanë bërë programin e kësaj partie dhe pjesën më të madhe të statutit të saj. "Nuk e di si mund të jetë një parti e hapur apo si mund të jetë ndryshe nga të tjera, më demokratike dhe me një statut më bashkëkohor se gjithë subjektet politike shqiptare, madje duke e krahasuar dhe me vendet me demokraci të zhvilluar në Evropën e bashkuar ku ne aspirojmë tyë integrohemi, një parti që ende pa u shpallur bën dy përjashtime të rëndësishme nga radhët e saj. Dy bashkëautorët e programit të partisë Fryma e Re Demokratike, përkatësisht ish-kryeministri Aleksandër Meksi dhe ish-deputeti Blerim Çela janë përjashtuar ende pa u krijuar partia, pikërisht duke mos u ftuar as në ditën themeluese. Që është një nga ditët më të shënuara për një parti politike. Dhe akuzojnë Berishën se është autoritar në PD dhe largon njerëzit, ndërsa ata pa lindur akoma partia, pra pa u bërë ende parti, filluan përjashtimet e figurave kryesore të saj", ka deklaruar Shehu. Për të cilin, ajo që u pa në panelin e kësaj partie të re, ajo që u pa në sallë, ku nuk kishte asnjë figurë politike dhe kontribuese në politikën shqiptare, dhe për më tepër mosftesa për Meksin dhe Çelën, tregon se roli i saj do të jetë shumë minor dhe pa asnjë ndikim në politikën shqiptare. Njëherësh duke iu rikthyer arsyetimit të tij se kjo parti nuk ka figura dhe për pasojë nuk mund të rivalizojë në asnjë ballafaqim elektoral partitë e djathta shqiptare, Shehu ka këmbëngulur se "kjo parti është një parti që ka lindur e vdekur, pasi është pa figura politike në përbërjen e saj, nuk ka karizmën e duhur asnjëri që të udhëheqë këtë parti drejt thithjes së elektoratit dhe mbështetësve për të zënë vendin e duhur në radhët e politikës shqiptare. FRD nuk i përket realitetit, është një mjegullnajë dhe amorfe", deklaroi ish-kryetari i PD, Shehu për gazetën. Deklaratat e deputetit të PD kanë ardhur vetëm disa ditë pas krijimit të FRD të drejtuar nga Oketa dhe në përbërje të së cilës është dhe ish-zv.presidenti i Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës Aleksandër Biberaj, dy figurat kryesore të njohura në vend. Ndërkohë që është vënë re mungesa e Meksit dhe Çelës në themelimin e partisë, por krahas tyre dhe e ish-kreut të PD, Eduart Selami si dhe të politiloges Mirela Bogdani. Ndërkohë që ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj e ka mbështetur FRD, por pa qënë pjesë e saj. Dy ditë më parë, në një intervistë televizive kreu i FRD, Gazmend Oketa është shprehur se për Meksin, Selamin dhe figura të tjera politike dera është e hapur në këtë parti, pa përjashtuar dhe deputetët aktualë të PD.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale