Mjekja Kuli në Repolitix: Kemi gati COVID 4, më pas hapen spitalet rajonale (VIDEO)

Masat e reja kufizuese në Shqipëri si dhe rastet e vetëvrasjeve në spitalet COVID ishin në fokusin e emisionit Repolitix mbrëmjen e sotme. Mjeku Tritan shehu, i ftuar në emision u shpreh se nuk ka pasur asnjë rast të vetëvrasjeve në spitalet COVID në Itali apo në vende të tjera të Europës.

Por në fakt kjo duket shumë e pamundur. Sipas Agjencisë italiane AGI, nga marsi deri janë kryer 71 vetëvrasje dhe 46 janë të lidhura me koronavirusin.

"Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të ketë bërë vetëvrasje nga spitalet COVID. Mbaj përgjegjësi për këtë që them. Më thoni se në cilin spital të Italisë që të kemi pasur një rast të vetëvrasjes. Në Europë jam i sigurt që nuk ka pasur. As në Gjermani nuk kam lexuar ndonjë vetëvrasje. Ka shumë faktorë që çojnë në vetëvrasje dhe çrregullime psikologjike. Sot kryeministri ka përdorur gjuhë që në një moment të tillë terrorizojnë.Boll e kemi kthyer spitalin në burg. Le t'i lidhim dhe me pranga dhe të mos shqetësohemi që të hidhen nga dritarja" - tha Shehu.

Ndërkohë masat e reja në Shqipëri kanë prodhuar replika mes Shefit të Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzit dhe mjekes pediatre, Gjeorgjina Kuli. Sipas Koduzit, këto masa nuk do të kenë efikasitet njësoj siç nuk ka pasur dhe mbajtja e detyrueshme e maskës. Kuli u shpreh se rritja e të infektuarve me koronavirus ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të masave nga ana e qyetarëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:55
Vaksina anti-COVID Pfizer, mjekja: Në Gjermani do të fillojë shpërndarja nga janari 2021! Do jetë falas

Një lajm i mirë vjen nga Gjermania ku do të fillojë dhe vaksinimi i popullatës ndaj koronavirusit. Këtë e konfirmon dhe Kryetarja e Federatës së Mjekëve të Europës, Aurora Dollenberg teksa thotë se do të përdoret vaksina e prodhuar nga kompania BioNTECH, Pfizer.

Ajo ishte e ftuar në emisionin Repolitix mbrmjen e sotme dhe shpjegoi hapat që do të ndiqen për vaksinimin dhe shpërndarjen e saj tek njerëzit. Mjekja deklaroi se vaksinimi do të bëhet në kategori, pra nga personat më të ekspozuar siç janë mjekët e deri tek njerëzit e tjerë.

Dollenberg shprehet se vaksina do të jetë falas dhe jo e detyrueshme dhe do të fillojë nga janari i vitit 2021.

"Ne kemi marrë një lajmërim zyrtar këtu që vaksinimet e para po bëhen në qendrat universitare dhe në rradhë të parë tek stafet mjekësore. Janë vaksina anticovid. Atë vaksinë që e kishim thënë që në verë. Në fund të vjeshtës ne e kemi këtë vaksinë. Ne si Gjermani po ecnim më ngadalë por të sigurt në hapat tona. Ne vaksinën e kemi të prodhuar dhe tani po kalojmë në fazën dy të shpërndarjes të kësaj vaksine pasi kjo është një sfidë më vete. Do të bëhet me kategori, në fillim ata që janë më të ekspozuarit ndaj rrezikut dhe këtu është personeli mjekësor. Kategoria numër 2 janë të moshuarit që gjenden në azile. Kategoria numër 3 do jenë institucionet publike ku dhe kontaktet me publikun janë më të shpeshta si policia, zjarrëfikëset, restorantet. Kjo gjë do të fillojë nga viti 2021. Nga janari dhe sipër do bëhet ky vaksinim me kategori. 90 % efikasitet është arritur deri më tani. Kompania BioNTECH me Pfizer. Për Gjermaninë do të jetë 100 përqind falas dhe nuk do të jetë e detyrueshme" - tha Dollenberg.

Ora 22:39
Mjekja Kuli: Spitali COVID 4 është gati, më pas hapen spitalet në rrethe (VIDEO)

Shefja e shërbimit infektiv në pediatri, Gjerogjina Kuli njëkohësisht pjesë e komitetit teknik të ekspertëve u shpreh se spitali COVID 4 është gati. Pas hapjes së saj, ajo tha se do të fillojë dhe hapja e spitaleve nëpër rrethe.

Në emisionin Repolitix ajo tha se aktualisht janë 367 shtretër në dispozicion për pacientët e infektuar.

"Kemi pasur mundësi zëvendësimi të mjekëve. Nuk kemi pasur asnjë ngërç në stafin mjekësor pasi kemi marrë mjekë të rinj. Është bërë një rekrutim dhe një organizim i mirë për mjekët. Skenarët që janë menduar janë 550 shtretër nga 367 në kryeqytet. Skenari tjetër është shpërndarja e pacientëve në qytete të tjera dhe në spitale të tjerë" tha Kuli.

Ora 22:09
Koduzi: Vetëm testimi dhe gjurmimi ul numrin e rasteve, jo masat kufizuese! Mjekja Kuli: Qytetarët nuk i respektojnë ndaj rriten të infektuarit (VIDEO)

Masat kufizuese të vendosura në Shqipëri kanë sjellë replika mes Shefit të Shëndetësisë pranë PD-së, Gazmend Koduzi dhe mjekes Gjeorgjina Kuli në emisionin Repolitix. Mjekja pediatre u shpreh se masat e marra janë të drejta dhe vijnë si pasojë e një analize epidemiologjike në vend teksa do të pritet që të shihen rezultatet në javët në vazhdim.

"Aktiviteti i domosdoshëm mund të kryhet edhe më herët se orari i kufizimit. Grumbullimet në lokale të të rinjve. Tani do të shihet edhe impakti që do të ketë në shoqëri. Këto masa do t'i japin kohë dhe bizneseve që të përshtaten. Po shqyrtohen shumë aktivitete. Jemi përpjekur që të bëjmë maksimumin" - tha Kuli.

Ndërkohë që Koduzi deklaroi se ato masa nuk do të kenë asnjë ndikim njësoj siç nuk kishte dhe vendimi për vendosjen e maskave. Ndërsa sipas Kulit, mosrespektimi i kësaj mase ka sjellë në rritjen e shifrave.

"Tirana është shumë më e madhe. Unë mendoj që do të ketë 0 ndikim. Kujtojmë që përpara 3 javësh vendosën mbajtjen e maskave" - tha Koduzi.

"Nuk e kanë mbajtur maskën. Nuk mund të thuash që nuk ka pasur efekt" - tha mjekja.

Koduzi shprehet se vetëm testimi dhe gjurmimi epidemiologjik do të sjellë uljen e numrit të të infektuarve.

"Gjurmimi e izolimi i rasteve i jep fund rritjes së infektimit. Këto janë esenciale. Ne jemi vendi i fundit në rajon nga testimet. Sa më shumë testime të bësh aq më shumë raste do të kesh. Ne e kemi më të ultën në rajon, numrin e testimeve për milion banorë. Unë personalisht jam kundër çdo lloj mase kufizuese, por në shtimin e testimeve dhe gjurmimeve epidemiologjike" - tha Koduzi.

Ora 21:50
Shehu në Repolitix: Nuk ka asnjë rast vetëvrasje nga spitalet COVID në Europë! Agjencia italiane: 71 raste nga marsi (VIDEO)

Në një kohë që janë regjistruar vetëvrasjet e pacientëve me COVID nga spitalet, mjeku Tritan Shehu shprehet se kjo është një situatë alarmante. I ftuar në emisionin Repolitix, ai deklaroi se në asnjë vend të Europës nuk ka pasur raste të vetëvrasjeve nga spitalet COVID duke hedhur poshtë dhe deklaratën e Ramës se në Itali janë regjistruar 71 raste.

"Nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që të ketë bërë vetëvrasje nga spitalet COVID. Mbaj përgjegjësi për këtë që them. Më thoni se në cilin spital të Italisë që të kemi pasur një rast të vetëvrasjes. Në Europë jam i sigurt që nuk ka pasur. As në Gjermani nuk kam lexuar ndonjë vetëvrasje. Ka shumë faktorë që çojnë në vetëvrasje dhe çrregullime psikologjike. Sot kryeministri ka përdorur gjuhë që në një moment të tillë terrorizojnë.Boll e kemi kthyer spitalin në burg. Le t'i lidhim dhe me pranga dhe të mos shqetësohemi që të hidhen nga dritarja" - tha Shehu.

Por kjo deklaratë e Shehut nuk është e vërtetë pasi në mediat italiane janë raportuar shumë raste të vetëvrasjeve nga spitalet COVID. Madje Agjencia AGI pohon deklaratën e Ramës duke publikuar një shkrim se situata është alarmante me vetëvrasjet në Itali.

Ajo shkruan se që nga muaji mars ka pasur 71 raste, ku 46 prej tyre kanë lidhje drejtëpërdrejtë me koronavirusin.

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • RAQI TAQI: 11/11/2020 09:53

    O tritan preshi po nuk zure mënd ti me gjith atë presh zhurdull që hëngre e prap nuk ze mend ti mor bur pis. Ne Shqiptarët nuk jemi as qora as budallenj. Ne i kishim par spitalet në kohën tuaj që skishte batanije çarçaf e spitalet ishin në gjëndje katastrofike ishin tmerri zi. E ne dim ta bëjm krahasimin sot spitalet jan si nata me ditën. Spitalet sot jan të nivelit Evropjan. Kurse kur ishit ju partia antishqiptare partia wc qenef parti kriminelash e parti kurvash pra partia pd svjen më kur në pushtet mor pusht i pisët tritan preshi bashk me qenin bastard malokun salmmmut.

    Përgjigju
  • Pjeter: 11/11/2020 07:04

    Ne Itali jane 71 raste vetvrasjesh dhe 46 tentim vetvrasjesh,qe sioas psikiatrave qe ngrene alarmin jane te lidhura direkt apo jo direkt me Covid 19,Keto jane te dhena qe japin mediat ne Itali,zoti, na ishte seç na ishte nje doktor Shehu.Mos rri gjith kohen nen sumen e Saliut,informoju me pare se te kepusesh broçkulla.

    Përgjigju
    • Eri: 11/11/2020 08:54

      Pjeter dhe ne Greqi ka patur raste qe jane arratisur nga spitali te semure dhe me pas kane vrare veten.Por ndonjehere nuk i japin me shume hollesi sepse nuk duan te shkaktojne panik.Por ka nje nisur nje fushate per te ndergjesuar popullaten te respektojne masat.

  • Populli: 10/11/2020 23:58

    Neper bote le qe hidhen e vdesin po ka vende si belgjika qe firmosin per ti mbyt doktori pra me shering ju fut helmin dhe vdesin ne gjum kshu qe ky palla mos te flas kur se ka iden nuk behet politik me fatkeqsit e te tjerve do zoti e i ndodh ne familje ktijt qe ta ndjej mire dhimbjen

    Përgjigju
  • Peshorja: 10/11/2020 23:20

    Sikur te benit kaq hulumtime si ne rasin konkret per te mbrojtur qeverine per cdo shkrim qe beni ketu ose ne report tv. Sot do ishit media me besueshme ne Shqiperi. Prandaj mos na cani gajden por lini Min e Shendetsie se paguan 30 veta edhe i bie qe e marin rrogen kot se e kan ato per detyre kete gje. Ju sugjeroj te mereni me kerkime per shperdim fondesh dhe parash publike se eshte detyre me fisnike

    Përgjigju
  • Mondi: 10/11/2020 22:25

    O Shehu po ne çdo raste qe denonconi ju gjithmone dilni bllof merni informacion perpara se te prononcoheni apo u ka dale boja e su bene me pershtypje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën