Shehu thekson pajisja që trajton të sëmurët me tumor, Akseleratori Linear është jashtë funksionit dhe autoritetet nuk kanë dhënë asnjë përgjigje se kur do zgjidhet defekti i tij. Sipas deputetit demokrat, mjekët iu thonë pacientëve, të cilët kanë nevojë të trajtohen me radioterapi, që të presin. "Ndërprerja qoftë edhe e përkohshme e këtij trajtimi, mund të jetë me pasoja të rënda për të sëmurët", shkruan Shehu.
Statusi i plotë i Shehut:
"Nga QSUT vjen nje lajm shume shqetesues per te semuret tumorale qe trajtohen me radioterapi. Akseleratori Linear i vetëm që është aty nuk funksionon dhe askush nuk di se kur munud të zgjidhet difekti. Edhe pajisja e vjeter e kobaltit, qe normalisht ka indikacione shume te kufizuara tashme, ka probleme.
Ndërprerja qoftë edhe e përkohshme e këtij trajtimi, mund të jetë me pasoja të rënda për të sëmurët. Kjo eshte nje nga aresyet pse gjithmone akseleratoret lineare vendosen ne cift. Ndersa aty te semureve u thuhet te presin....!
Në këto kushte duhen vendime të shpejta nga drejtuesit e institucionit: 1-Te semuret duhen trajtuar nga akseleratori i neurologjise qe aktualisht punon, jo larg neurologjise. 2-Ose te trajtohen ne spitalin privat qe zoteron nje cift te tille akseleratoresh, me te gjitha shpenzimet te perballuara nga QSUT. Në rast të kundërt rrezikohet ecuria e këtyre pacientëve seriozisht, gjë që do të kërkojë përgjegjësitë", denoncon në Facebook, deputeti i PD, Tritan Shehu.
MSH: Rivihet në punë të hënën
Pas këtij denoncimi të deputetit demokrat, Report Tv kontaktoi me Ministrinë e Shëndetësisë. Ky institucion pranoi problematikën që ka pasur pajisja Akseleratori Linear, për trajtimin e kancerit në QSUT, ndërsa u shpreh se do rivihet në punë ditën e hënë. 
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com











