Shehu: Shëndetësia në prag kolapsi
në spitale mungojnë medikamentet 

Shehu: Shëndetësia në prag kolapsi<br />në spitale mungojnë medikamentet 
Kreu i Departamentit për Shëndetësinë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu ka denoncuar sot mungesën e medikamenteve mjekësore dhe pajisjeve bazë në spitalet e vendit.

Në një postim në Facebook, ish ministri i Shëndetësisë liston disa prej medikamenteve që mungojnë në spitalin e Traumës si antibiotikët, kemiopreparatet, protezat apo dhe kitet laboratorike.

Kemiopreparatet mjaftojnë vetëm për 50% të pacientëve me tumore, dhe këto vijnë me vonesa të mëdha apo jo çfarë duhet për secilin pacient. Radioterapia ekzistuese (larg standardeve dhe kjo), funksionon me oshilacione. Për terapi të personalizuar as që bëhet fjalë. Laboratorët spitalorë nuk kryejnë shumë nga procedurat speciale e të thelluara. Pacientët detyrohen të blejnë në farmaci edhe Propofolin për anestezi!”, shkruan Shehu.
 
Sipas tij, situata është edhe më tragjike në spitalet rajonale të vendit.

Sistemi shëndetësor është shumë larg standardeve të domosdoshme për ne, fatkeqësisht ai po shkon në kolaps. Kjo është "Shëndetësia falas”, për këtë duhet të diskutojmë, edhe për çfarë nuk u bë vite më parë, duke paraqitur rrugët konkrete të zhvillimit. Ne këtë po bëjmë në dialog me kolegë në mbarë vendin”, thotë Shehu.
 
Reagimi i plotë i Tritan Shehut
Mungojnë antibiotikët, mungojnë kemiopreparatet, mungojnë protezat, mungojnë kitet laboratorike
 
Kjo nuk është me një risi e realisht nuk përbën më një lajm për ne. Sot spitali mund të ketë vetëm një apo dy lloje antibiotikësh (jo ato që nevojiten për çdo pacient), mbas dy ditësh gjen vetëm një lloj tjetër, e kështu me radhë...!
Kemiopreparatet mjaftojnë vetëm për 50% të pacientëve me tumore, dhe këto vijnë me vonesa të mëdha apo jo çfarë duhet për secilin pacient.
Radioterapia ekzistuese (larg standardeve dhe kjo), funksionon me oshilacione.
 
Për terapi të personalizuar as që bëhet fjalë.
Laboratorët spitalorë nuk kryejnë shumë nga procedurat speciale e të thelluara.
Pacientët detyrohen të blejnë në farmaci edhe Propofolin për anestezi!
 
Spitali përballon 30% të nevojave për atë, apo për substanca të tilla të veçanta!
 
Të gjitha këto ndodhin në qendrat Spitalore të Tiranës!
 
Po në rrethe? Gjendja është tragjike...Mungojnë edhe specialistët kryesore aty!
 
Nuk ekzistojnë tërësisht në vendin tonë shumë specialitete të domosdoshme si trapiantet, reabilitimi, procedura të thelluara diagnostike, elektrofiziologjike etj.
A mund të mjekohet një i sëmurë me metodat bashkëkohore në këtë "varfri" e keqmenaxhim?
 
A mund të flitet kështu për një mjekësi Europiane?!
Të flasësh vetëm për mungesën e një medikamenti, të një materiali konsumi apo për mos funksionimin e një aparature nuk mjafton.
 
Sistemi shëndetësor është shumë larg standardeve të domosdoshme për ne, fatkeqësisht ai po shkon në kolaps.
Kjo është "Shëndetësia falas”, për këtë duhet të diskutojmë, edhe për çfarë nuk u bë vite më parë, duke paraqitur rrugët konkrete të zhvillimit.
Ne këtë po bëjmë në dialog me kolegë në mbarë vendin”,
shkruan Shehu. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan