Shehu: Topi e Spahiu janë
aleatë të PS dhe Edi Ramës

Shehu: Topi e Spahiu janë<br />aleatë të PS dhe Edi Ramës
Ish-kryetari i PD, Tritan Shehu, në një intervistë të shkurtër për gazetën "Shqiptarja.com" thotë se FRD dhe AK janë rreshtuar në opozitë, dhe se Topi e Spahiu janë aleatë të Ramës, por që një aleancë e tillë nuk e cënon PD në rrugën drejt fitores së 2013.

Si e vlerësoni deklaratën e Ramës për koalicion me FRD dhe AK?
Deklarata e Ramës nuk është e papritur, por është pasojë e një bashkëpunimi shumë të gjatë me Topin. Marrëdhëniet miqësore Rama-Topi e kanë zanafillën që kur Topi ishte President e u çimentua në zgjedhjet e 8 majit 2011, kur ish-presidenti e mbështetësit e tij mbështetën hapur Ramën. Më tepër se deklarata e Ramës për koalicion me FRD, unë marr në konsideratë deklaratën e Topit kur tha se vendit i duhet rotacion politik në vitin e ardhshëm më 2013, deklaratë kjo që konfirmon zyrtarisht se Bamir Topi është rreshtuar dhe është pjesë e opozitës. Kjo ishte diçka e pritshme, FRD i përket koalicionit të majtë opozitar që drejtohet nga Rama.

Po këto dy parti marrin vota nga PD dhe sjellin humbjen...?
PD fitoren në zgjedhjet e vitit 2013 nuk e bazon në 'frymëza' apo 'partiza' që janë në ajrin shqiptar, por e bazon tek qeverisja e saj e mirë në këtë dy mandate, në vizionin e saj integrues e në favor të zhvillimit të vendit si dhe në potencialet njerëzore të saj. Pra fitoren PD e bazon tek ajo çfarë ka bërë e çfarë premton të bëjë në mandatin e ri. Dhe në zgjedhjet vendore të 8 majit PD i fitoi, ndërkohë që Topin e mbështetësit e tij i kishte kundër.

Por largimi i LSI i shkaktoi humbjen PS dy herë...?
Me LSI ka funksionuar koalicioni dhe nuk mund të bëhen krahasime. Pasi Topi mori me kohë qëndrim kundër PD dhe liderit të saj Berisha, duke bashkëpunuar me PS dhe Ramën, por që nuk sollën asnjë votë më pak për demokratët, pasi koalicioni qeverisës shënoi fitore dhe në zgjedhjet e 8 majit siç e deklarova dhe njëherë. Ndaj nuk është element i ri koalicioni i mundshëm mes FRD dhe PS, e aq më tepër të jetë dëmtues për PD-në.

Po Aleanca Kuq e Zi e Spahiut sjell rrjedhje votash...?
Për mua Topi dhe Spahiu janë një binom i pandashëm, janë elementë pragmatistë, janë degë e një trungu të cilët po tregojnë se janë të pandarë dhe në rrugëtimin e tyre politik drejt frontit të majtë opozitar. Topi është aleat i Ramës në opozitë dhe do të tentojë të marrë vota nga elektorati i majtë pa prekur fare pjesën e djathtë të elektoratit që është vetëm e PD. Ndërsa Spahiu me spekulimet e tij nacionaliste, jashtë kohës dhe në mospërputhje të plotë me interesin e shqiptarëve, është enturazh i Topit e s'ka asnjë lidhje me votat e djathta. Hyrja e tyre në politikë s'ka interes për të djathtën, janë pjesë e së majtës.

PD mendon se do jetë në një koalicion parazgjedhor me LSI?
PD dhe lideri i saj Berisha kanë treguar gjithnjë se dinë të bëjnë koalicione, të krijojnë të gjitha kushtet që aleatët të ndjehen mirë e komodë në kontributin e tyre. PD, jo vetëm që do të hyjë në zgjedhjet e vitit 2013 me këta aleatë që ka, por ka tendenca të forta për zgjerimin e koalicionit me parti që vijnë nga koalicioni tjetër. Pasi Berisha ka dhënë msazhe të qarta se është luajal me aleatët duke u dhënë atyre peshën dhe forcën e duhur në funksion të reformave dhe integrimit të vendit. Dhe mbi të gjitha duke treguar besnikëri ndaj marrëveshjeve me aleatët.
(Intervista u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit