Shekspiri me këngë
dhe veshje shqiptare

Shekspiri me këngë<br />dhe veshje shqiptare
Motër e vëlla binjakë, Viola dhe Sebastiani, ndahen nga njëri tjetri pasi anija në të cilën lundronin fundoset afër bregdetit ilir. Të dy besojnë për tjetrin se secili prej tyre është mbytur bashkë me anijen. Viola e ndihmuar nga një tjetër anije sillet në tokën e Ilirisë. Ajo maskon veten si mashkull me emrin Cesario me qëllim që të marrë një pozicion si ndihmës i Dukës Orsin. Por duka dashuron konteshën Olivia, e cila refuzon dëshirën e tij. Orsino dërgon Cesarion si misionar për ta shfaqur dashurinë e tij ndaj Olivias. Olivia, e bindur se Viola është mashkull, bie në dashuri me këtë lajmëtar orator. Përkundër kësaj, Viola bie në dashuri më Dukën i cili gjithashtu beson në mashkullitetin e saj, dhe e konsideron atë si të besueshmin e tij.

Mes këtyre, i pispillosuri Sër Endriu kërkon dashurinë e Olivias po ashtu. Ai është shok i ungjit pijanec të konteshës Sër Tobi Bellç. Së bashku me Marian shërbëtoren e konteshës, dhe budallain filozof Gaztorin, gjithë këta anëtarë të pallatit të Olivias përgatisin një intrigë komike për ta turpëruar të sertin Malvolio, kryeshërbëtorin i cili nuk ka pikë tolerance për argëtimet. Ata mashtrojnë Malvolion duke e shtyrë atë të mendoj se Olivia e dashuron atë, dhe kur ai shpreh hapur dashurinë e tij ndaj konteshës, ajo urdhëron që atë ta mbyllin në qilar pasi e beson atë për një të marrë. Në këtë e sipër, paraqitet Sebastiani dhe e ngatërrojnë atë me Cesarion. Si rrjedhojë pason një seri skenash konfuze ku mes këtyre, Olivia martohet me Sebastianin. Përfundimisht, kur dy binjakët takohen në prezencën e Dukës dhe Olivias dhe  krijohet një huti e madhe rreth ngjashmërisë së tyre, Viola zbulon se ajo në të vërtet është femër dhe se Sebastiani është vëllai binjak i saj i humbur. Shfaqja mbaron me një deklaratë martese në mes të Dukës dhe Violës, Olivias dhe Sebastianit, ku po ashtu mësojmë se edhe Sër Tobi është martuar me Marian. Një këngë e kënduar nga të gjithë sjell në mbyllje këtë ngjarje zbavitëse.”Nata e Dymbëdhjetë”, është njëra nga komeditë e Shekspirit, që besohet të jetë e shkruar reth viteve 1601–02. Ajo është  përkthyer me mjeshtëri nga Vedat Kokona. Këtë herë komedia klasike e Shekspirit rreth ngatërrimeve të identiteteve dhe konfuzitetit të gjinive, këtë herë sillet ka ardhur në skenën teatrore nga regjisori Ilir Bokshi. Ai i ka zhvendosur ngjarjen në periudhën kohore të fund shekullit XIX. Ngjarja zhvillohet në Iliri, kështu që shfaqja përbëhet nga elementë kombëtarë shqiptarë. Peros ritmeve dhe këngëve shqipe, edhe kostumet përbëhen nga elementët kombëtarë të cilët i ka përgatitur kostumografja Vesa Kraja.

Shfaqja përbëhet nga efekte të ndryshme ritmike e muzikore të cilat janë kompozuara nga Trimor Dhomi. Aktorët janë përgatitur që të ekzekutojnë aty për aty, përmes tupanëve, tingujve të zërit , këngëve që këndohen në skenë.

Në shfaqje luajnë aktorët  Shkelzen Veseli,Teuta Krasniqi,Driada Matoshi,Adrian Morina, Ard Islami, Ylber Bardhi, Edona Rreshitaj, Lulzim Guhelli etj. Skenografia e shfaqjes është realizuar nga Pertir Bakalli.

“Nata e dymbëdhjetë” vjen në Tiranë pas disa shfaqjesh të sukseshme në Prishtinë. Tashmë për publikun kryeqytetas ajo do të shfaqet më  17 dhe 18 shkurt në orën 19.00, në sallën kryesore të Teatrit Kombëtar. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin