Qyteti i Bulqizës në verilindje të vendit është kthyer në kantier ndërtimi. Sapo ka nisur puna për rikonstruksionin e unazës së sipërme të qytetit, e cila do të kthehet në një shëtitore me trotuare të gjera, gjelbërim e ndriçim.
“Ky investim parashikon një rrugë, e cila do jetë në vazhdën e të gjitha atyre projekteve me një zgjerim rreth katër metra, rrugë me një sens kalimi dhe pjesa tjetër është trotuar., që mund të shkojë 1.5 metra deri në 2 metra. Një pjesë është parkim. Kemi shkarkim të ujërave të bardha, asfalt. Kemi prekur pak edhe lirimin e hapësirave publike”, shprehet Inxhinieri.
Gjatë inspektimit të punimeve, kryebashkiaku Lefter Alla foli edhe për projektin tjetër të rëndësishëm, rikonstruksionin e qendrës kulturore multifunksionale në qendër të Bulqizës.
“Përveç Unazës, në këtë segment po punohet edhe në qendrën kulturore të qytetit, qendër e cila po i kthehet identitetit të saj ku do të shërbejë për edukimin e fëmijëve, për aktivitetet kulturore dhe artistike”, shprehet Alla.
Zbatimi i projekteve, kërkon lirimin e hapësirave publike, ndaj janë shembur 10 objekte pa leje, si shtesa banesash, garazhe e lokale. Disa prej pronarëve kanë reaguar duke thënë se shembjet janë bërë në mënyrë selektive.
“Donin ta zgjeronin, kishte vend sa të duash për t’u zgjeruar . Njëri po, tjetrit jo. Si është kjo punë kështu, në tokë time të vish të më nxjerrësh nga shtëpia, ka 40 vjet që e kam bërë, që në kohën e Enverit kur u prish demokracia”, thotë një qytetare.
Kryebashkiaku Alla kërkoi mirëkuptimin e banorëve për ti hapur rrugë zhvillimit të qytetit.
“Shumica janë kioska, që janë vendosur në cep të rrugës dhe që pengojnë zhvillimin e projektit. Natyrisht, nuk ka leje për kioska. Por, kjo është një rrugë që i shërben të gjithë komunitetit”, thotë kryebashkiaku, Lefter Alla.
Rikonstruksioni i Unazës dhe Lagjes së vjetër financohet nga bashkia me një fond prej 31 milionë lekësh. Ndërsa qendra kulturore është bashkëfinancim i bashkisë Bulqize dhe Fondacionit Italian IADSA.
Jo 10 por 1000 ndertesa duhet te shembni....
PërgjigjuEshte nje kosto e jashtezakonshme te paguash me taksat tona nje grusht frikacakesh te paafte qe vetem punen e tyre,per te cilen u zgjodhen nuk bejne.Po kush ti gjykoje,ata qe i vune qe tu sherbejne atyre dhe jo drejtesise ?
Përgjigju