FIER - Shirat e rënë gjatë ditëve të fundit në rrethin e Fierit, krahas përmbytjeve të tokave bujqësore në disa komuna ka bërë që edhe në aksin rrugor Levan-Dames të ketë probleme, deri në bllokimin e saj për rreth 15- 20 minuta.
Problemet kanë ndodhur në vendin e quajtur Kremenar në komunën Dames, ku është bllokuar segmenti rrugor prej rreth 400 metra. Bllokimi është shkaktuar si rezultat i shkëputjes së një masivi shkëmbor nga muri rrethues i një shkëmbi anës këtij segmenti rrugor.
Gjithsesi sipas një specialisti italian që merret me punimet e rrugës në hyrje të Damesit, që lidh rrugën nacionale të vjetër me autostradën Levan-Tepelenë, në rrugë kanë rënë rreth 300 mijë metra kub gurë, kjo ka shkaktuar edhe bllokimin e rrugës në të dy krahët e saj.
Ndërkaq makinat kalojnë në një rrugë tjetër që përdorej për mjetet që sillnin lëndë inerte, kur autostrada ka qenë në ndërtim e sipër. Autostrada është zgjeruar, ndërsa punohet nga mjetet për largimin e gurëve nga rruga.
Por edhe një masiv tjetër shkëmbor, i rrethuar me mjete mbrojtëse është në rrezik të shembet dhe gjithë sasia e saj rrezikohet të bjerë në rrugë, duke përkeqësuar situatën rrugore.
Ende nuk dihet shkaku i shembjes së shkëmbit, i cili edhe pse me mure mbrojtëse për të ruajtur autostradën është shkaktuar rrëzimi i një sasie të madhe gurësh, ku për pasojë është bllokuar trafiku i lëvizjeve të mjeteve në këtë autostradë tashmë të inauguruar dhe funksionale.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com