Shembet kisha shekullore e 'Shën Kollit' në Lezhë, monument kulture! Dom Nik Ukgjini: 30 vjet asnjë ndërhyrje, keqardhje! Banori: Zemra e katundit është këtu

LEZHË- Me një vlerë të madhe historike e kulturore, gjurmët arkeologjike të kishës së “Shën Kollit” në Zejmen të Lezhës datojnë prej shekullit të XIII.

Dikur me një arkitekturë të rrallë dhe afreske të jashtëzakonshme, sot kjo është ajo çfarë ka mbetur nga ky objekt kulti historik, muret e së cilës kanë rënë nga të dy anët e Kishës.

Pavarësisht statusit monument kulture, ndërhyrja e institucioneve mungon prej më shumë se 30 vitesh, fakt të cilin studiuesi Dom Nik Ukgjini e konsideron të pafalshëm.

 “Për mua është një keqardhje e madhe sepse monumente të kësaj natyrore, zvogëlohen,  rrënohen e zhduken dhe nëpërmjet këtyre duket një pjesë e madhe e historisë tonë në aspektin fetar dhe kulturor. Një keqardhje pse kjo kishë mbeti për 30 vjet kështu”, tha Dom Nik Ukgjini.

Të indinjuar për shembjen e kishës së vjetër janë dhe banorët e zonës të cilët e konsiderojnë një pikë referimi për kryerjen e ritualeve fetare.

 “Zemra e kantundit tonë është këtu, por për fat të keq kanë humbur gjurmët e afreskeve dhe mureve. Prindërit e mi, gjithmonë kanë ardhur këtu për meshë dhe kremtime të ndryshme, tha Pader Landi Jaku, banor i Zejmenit.

Objekt i rëndësisë së veçantë i trashëgimisë Kulturore, muret e Kishës së “Shën Kollit” janë të hershme, ndërsa themelet e saj janë hedhur mbi 700 vjet më parë.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 19/01/2022 16:10

    Kujdes se do ju ndertojnë ndonjë Xhami att këta bq erdoganca

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush

Kryetarja e OSBE takon Metën, nuk e kursen për sulmet ndaj SPAK: Gjyqësori nuk merr urdhra nga askush