Shembet masivi i kromit në një miniere në Bulqizë, bllokohet brenda galerisë minatori 60-vjeçar, s'dihet gjendja e tij! Pronarë të kompanisë që kanë galerinë 3 vëllezërit Duriçi

BULQIZË- Një masiv minerali ka rënë në një galeri në një minierë në Bulqizë. Për pasojë dyshohet se ka mbetur i bllokuar brenda saj një minator. 

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10, ku sipas punëtorëve brenda në galeri ka mbetur i bllokuar një minator. Identiteti i personit të bllokuar është Muharrem Plaku rreth 60 vjeç, ndërkohë që nuk dihet nëse është gjallë apo ka vdekur.

Report Tv ka mësuar se ngjarja e rëndë ka ndodhur në galerinë e subjektit minerar KADURTEX sh.p.k. Kapllan Durici është administrator i kompanisë me bashkëpronarë vëllezërit e tij Myfit dhe Ilber Duriçi, të tre nga 33% të aksioneve. Ata janë të afërm të ish kryetarit të bashkisë së Bulqizës deri në vitin 2014, Mufit Duriçi.

Mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri. 

'Me datë 15.09.2021,  rreth orës 12.10, në një subjekt minerar në Bulqizë, ka patur një rënie të një masivi minerali dhe nga informacionet paraprake të punëtorëve,  dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.'- njofton policia.

(Kliko këu për ekstraktin historik të rregjistrimit tregtar)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:23
Pas më shumë se 6 orësh kërkime, minatori në Bulqizë ende i bllokuar në galeri, nuk ka informacione për gjendjen e tij

Kur kanë kaluar më shumë se 6 orë, minatori Muharrem Plaku vijon të jetë i bllokuar në një galeri në një minierë në Bulqizë, pas rënies së një masivi minerali. Grupet e shpëtimit vijojnë me nxjerrjen jashtë metalit, ndërsa nuk ka ende asnjë informacion për gjendjen e Plakut.

Ora 14:40
Nuk dihet nëse është gjallë apo vdekur, ky është minatori që ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës

Muharrem Plaku është minatori i cili ka mbetur i bllokuar në minierën e Bulqizës, pasi u shemb një galeri mineralesh. Minatori, Muharrem Plaku është rreth 60 vjeç, ndërkohë që ende nuk dihet nëse është gjallë apo vdekur.

1631709876_plaku.jpg

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Altin: 15/09/2021 13:11

    Kush i licenson keto miniera pirate ne Bulqize? Jane mbi 100 miniera te ndryshme anonime qe nxjerrin krom.

    Përgjigju
    • Alb: 15/09/2021 15:59

      Pidhi motres tende miniera anonime flisni ne ajer minier pra me kushte me te mira se ne kohen e xhaxhit ca do ti qender tregtare.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër