Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me shembjen e një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, e cila është në ndërtim e sipër.

Beci shkruan në Facebook, se nuk ka pasur dëmtime të kalimtarëve apo të punonjësve që po kryenin punime. Ndërsa më tej, kryebashkiaku i Shkodrës thekson se është e pamundur ndërhyrja për lirimin e rrugës.

“Firma kontraktuese, pavarësisht angazhimit për lirimin e këtij segmenti, e ka pasur të pamundur zhbllokimin e rrugës për shkak të shembjeve të vazhdueshme, të cilat vijojnë edhe sot.

Është tepër e rrezikshme të përdoren fadromat apo eskavatorët, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash”, shkruan Beci.

Po ashtu në fund, Beci shton se pritet stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë, ndërsa ka kërkuar edhe mirëkuptimin e banorëve, të cilëve iu ka kërkuar të përdorin rrugë alternative në drejtim të Shkodrës.

Postimi i plotë i Becit:

Që prej ditës së djeshme, si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor në rrugën Kir–Lotaj–Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II, i projektit që po financohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në vendin e quajtur “Prroni i Çiverit”, fshati Kir, Njësia Administrative Pult, është bllokuar segmenti rrugor.

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë dëmtim i kalimtarëve apo i punonjësve të firmës që po kryen punimet.

Firma kontraktuese, pavarësisht angazhimit për lirimin e këtij segmenti, e ka pasur të pamundur zhbllokimin e rrugës për shkak të shembjeve të vazhdueshme, të cilat vijojnë edhe sot.

Është tepër e rrezikshme të përdoren fadromat apo eskavatorët, pasi masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash.

Sipas ekspertëve, duhet pritur stabilizimi i terrenit për të ndërhyrë në kushte sigurie. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe i ftojmë të përdorin rrugë alternative për të lëvizur në drejtim të Shkodrës. Sapo ekspertët e sigurisë të japin dakordësinë për vijimin e punimeve, firma që po kryen punimet në këtë segment rrugor do të bëjë zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Shembja në rrugën në ndërtim të Dukagjinit, publikohen pamjet nga momenti kur masivi shkëmbor bllokon aksin (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga shembja e një masive shkëmbor në rrugën Kir –Ndërlysaj, në aksin i cili është në ndërtim! Një masiv shkëmbor bie mbi rrugë dhe bllokon aksin që lidh disa fshatrat e Dukagjinit.

Pamjet i ka publikuar deputetja e PD-së Greta Bardeli, e cila shkruan se të pranishmit kaluan momente frike dhe tmerri.

“Sot momente frike dhe tmerri në rrugën Kir - Ndërlysaj! Pamjet flasin vetë!”, shkruan deputetja e PD-së.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adil Alku: 14/09/2025 13:52

    Shemja ne bje tören te tille eshte normale. Pjeresia e shpatit, gjendja e shkembinjve etj. Ai qe ben videon nuk duket i tmerruar.perkudrazi qesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?