Më shumë se 200 persona kanë humbur jetën nga shembja e një miniere në Republikën Demokratike të Kongos. Miniera, në qytetin Rubaya u shemb për shkak të rrëshqitjeve të dheut, pas shirave të rrëmbyeshëm.

Në mesin e viktimave, janë gratë dhe fëmijët që nxirrnin koltan.

Një ish-mbikëqyrës i minierës i tha BBC-së se minieria nuk mirëmbahej siç duhet, duke i bërë aksidentet më të mundshme.

Minierat në Rubaya përmbajnë rreth 15% të furnizimit botëror me koltan dhe gjysmën e depozitave totale të Republikës Demokratike të Kongos.

Xeherori metalik përmban tantal, i cili përdoret për të prodhuar kondensatorë me performancë të lartë në një gamë të gjerë pajisjesh elektronike, duke e bërë atë shumë të kërkuar në të gjithë botën.

Pavarësisht pasurisë së jashtëzakonshme minerale që Kongo ka, më shumë se 70 përqind e njerëzve jetojnë me më pak se 2.15 dollarë në ditë.