Një banesë e vjetër në Gjirokastër është shembur pjesërisht orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në zonën historike të qytetit.

Moti i keq me stuhi të forta shiu dhe përmbytjet që kanë përfshirë qytetin e Gjirokastrës, kanë shkaktuar dëmtime të rënda në banesat e vjetra çka ka bërë që ato të jenë në rrezik shembje. Ndërkohë, familjarët që banojnë aty janë ekavuuar dhe për momentin ndodhen në konviktin e qytetit ku janë sistemuar nga autoritetet vendore dhe Emergjencat Civile. 

shtepia gjirokaster
shtepia gjirokaster
(Banesa e vjetër në Gjirokastër e shembur pjesërisht)

Banesa konsiderohej monument kulture e kategorisë së dytë nga Drejtoria Rajonale e Kulturës, por siç duket qartë edhe nga këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com ka qenë tejet e amortizuar edhe për shkak të mungesës së investimeve.