Rreth 20 nxënës të fillores së komunës së Pejës janë lënduar, dy prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Nxënësit e shkollave fillore të Pejës ishin mbledhur për një koncert humanitar në palestrën e sporteve "Karagaqi". Gjatë zhvillimit të koncertit ka rënë një pjesë e shkallëve mbi trupat e nxënësve.

Në koncert po merrnin pjesë mësimdhënës si dhe prindër të shumtë.

Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Xhevat Ibraj.

“ Janë më shumë se 20 nxënës të lënduar, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ekipi mjekësor ka reagur. Nxënësit po kurohen në spitalin e Pejës”, ka thënë Ibraj për Indeksonline.


(Marrë nga Indeks online)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)