Shembet rruga ngjitur me pallatin në ndërtim, izolohen banorët e lagjes ‘Qazim Demi’ në Sarandë (VIDEO)

SARANDË- Qindra banorë të rrugës “Qazim Demi” në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës kanë mbetur të izoluar. Shkak është bërë shembja e rrugës. Siç shihet në pamjet e Report TV, zona në cilën rruga ka pësuar shkarje është pranë themeleve të një pallati në ndërtim. 'M.B INVEST' është firma që po ndërton pallatin. 

Një prej banorëve shprehet se kishin vënë re plasaritje prej dy muajsh dhe u ankuan në bashki, por kjo e fundit nuk ka marrë asnjë masë derisa rruga u shemb. Banorët dyshojnë se shkak për shembjen janë bërë themelet e pallatit.

"Kjo rruga deri në fund, e bënë me standard jo tamam të rregullta. E më pas nga fundi i rrugës deri te hoteli është një rrugë 100 metra, ta shtrojnë se janë 100 shkallë.

Është shembur rruga, ka ndërtuar njëri një pallat. E kishte ngrënë deri në fund të rrugës. Ka rënë shirat, është shembur ajo pjesa që kalojnë makinat, janë bllokuar makinat. Për këtë rrugë këtu nuk jemi ankuar. Për rrugën atje te Gjekajt jemi ankuar, kanë thënë se do ta rregullojmë, por nuk shpresojmë.

Kjo ka qenë dy muaj e plasaritur, por se ka carë njeri kokën. Kishin ardhur këta i kishin venë një fije betoni sa për të mbuluar kanalin. Erdhi puna sot u shemb fare, të gjitha makinat kanë mbetur andej", tha qytetari për Report Tv.

Në vendngjarje ndodhen punonjës të policisë bashkiake të cilët kanë vendosur edhe tabela sinjalistike për bllokimin e rrugës për automjetet, ndërsa është lënë një shteg i ngushtë vetëm për këmbësorë.

Burime nga policia e Sarandës thanë se kanë nisur hetime për përcaktimin e shkaqeve të shembjes së rrugës.  

 

 

1713874436_Screenshot8.jpg

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/04/2024 02:01

    Nuk thoni qe shpetuan nga pallati qe do t'u bente hije.Besoj se bashkia nuk do t'a lejoje me ndertimin e atij pallati aty.

    Përgjigju
  • Dakord: 23/04/2024 14:03

    Paskan nisur hetimet? Hahaha. Po pilotat ku janë aty? Ka kursyer paratë e pilotave me "bekimin" e bashkisë e tani të bëjë një shetitje në spak bashkia e sarandës

    Përgjigju
  • Miri: 23/04/2024 12:47

    Keto ndertusit sa te pa ngopur bukur shum

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti

Si përfitojnë kompanitë me dy bilance? Ekspertët e ekonomisë japin alarmin: Pensionet të ulta sepse vidhet nga informaliteti