SHBA- Të paktën 14 fansa janë plagosur në koncertin e Backstreet Boys pasi një strukturë metalike u shemb si pasojë e një stuhie që ka përfshirë shtetin amerikan të Oklahomës.

Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital dhe deri tani vetëm dy prej tyre kanë dalë nga spitali. Pas ngjarjes grupi amerikan anuloi shfaqjen duke u shprehur se nuk donin t'i vinin fansat në rrezik.

Ne kurrë nuk duam t’i vendosim fansat tanë në rrezik.

Shkruan grupi në Twitter

Statusi i Backstreet Boys