PUKË- Është shembur tuneli që lidh Njësinë Administrative të Gjegjanit me Pukën. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme.
Shembja masive nga pjesa shkëmbore sipër Tunelit vë në rrezik jetën e banorëve të Pukës, pasi mund të ketë edhe shembje të tjera.
Bashkia e Pukës i ka bërë apel qytetarëve që të evitojnë lëvizjet në rrugën pranë tunelit për të shmangur rreziqet që mund të hasin.
Komento