Itali- Një urë e lartë është shembur në Genova. Bëhet fjalë për urën Morandi 122 metra të gjatë dhe 70 metra të lartë e ndërtuar mes viteve 1953-1955.
Zjarrfikësit kanë nxjerrë dy njerëz të gjallë nga rrënojat, ndërkohë që po punojnë për të gjetur të lënduarit e tjerë, që dyshohen të jenë ende brenda makinave të zëna poshtë nga ura.
Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Mateo Salvini, i cili është shprehur se operacioni i shpëtimit po ndiqet hap pas hapi, duke mos harruar të falenderojë forcat zjarrëfikëse, të cilët i ka quajtur heronj të vërtetë.
Lajmi kryesor: