Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Siatëll, ku një vinç është këputur duke zënë poshtë 6 makina. Vinçi është shembur mbi kampusin e ri të Google-s ku u ka marrë jetën katër personave. Sipas mediave vendase viktimë kanë mbetur një grua dhe tre burra. Konkretisht dy punëtorë të kompanisë së ndërtimit dhe dy persona që ndodheshin në makinën e tyre të cilët janë zënë poshtë nga struktura metalike e vinçit.
Ndërkohë të plagosur mbetën një nënë 25-vjeç së bashku me fëmijën e saj 4 muajshe si dhe një 28-vjeçar. Ata janë transportuar në spital dhe thuhet se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.
Komento