Ish ministri i infrastrukturës Edmond Haxhinasto mendon se shembja e rrugws Librazhd Prrenjas por edhe problemet me rrugwt nw pwrgjithwsi nw vendin tonw kanw tw bwjnw me korrupsionin se sa me shkaqe natyrore. Duke marrë shkas nga situata me juglindjen e cila mbeti e bllokuar si pasojë e shembjes së rrugës Librazhd-Prrenjas, Haxhinasto tha një interviste me emisionin Studio Live në Report TV, se në Shqipëri janë mbi 20 rrugë të dëmtuara.
“Janë mbi 20 vepra rrugore që janë dëmtuar kohët e fundit. Reshjet nuk janë shkaku kryesor i kësaj situate, sepse reshje kanë rënë edhe në të shkuarën. Në gjykimin tim, duke parë shtresimet e munguara të rrugëve, ka probleme serioze me standardet. Ka elementë të tjerë që janë bërë në mënyrë të papranueshme, jashtë standardeve inxhinierike. Këtu mund të përmend muret mbajtëse, muret që ruajnë trasenë e rrugës nga lumenjtë. Këto duhen trajtuar me shumë kujdes. Kemi probleme me projektet e rrugëve, ekzekutimin e tyre, kolaudimin e tyre por kemi edhe faktor të tjerë që janë shtretërit e lumenjve që nuk janë menaxhuar siç duhej. Nuk është dora e zotit por dora e papërgjegjshmërisë dhe korrupsionit" tha ai.
Sipas tij, në investime të mëdha rrugore është e papranueshme që paratë e taksapaguesve të përfundojnë në dëmtime që kërkojnë sërish fonde për riparim. Ai tha se situata ka sjellë shqetësime serioze për qytetarët, si në ekonomi ashtu edhe në shëndet.
"Këtu dominon papërgjegjshmëria dhe korrupsioni. Shikoni shtresimet e rrugëve. Kur rruga çahet në mes, do të thotë që aty nuk janë hedhur nënshtresat dhe agregatët siç duhet, nuk janë lidhur shtresat siç duhet, në investimet e jashtëzakonshme në rrugë është për të ardhur keq që paratë e taksapaguesve përfundojnë në këtë gjendje ku duhen sërish investime. Situata ka sjellë shqetësime të jashtëzakonshme për qytetarët, në aspektin e ekonomisë dhe në atë shëndetsor. Sinjalistika në të gjithë akset është e vjetëruar. Mungon riparimi i dëmeve të rrugëve pas aksidenteve. Mirëmbajtja e rrugëve duhet organizuar në mënyrë më serioze. Kemi një nënvlerësim të ruajtjes së standardit të pranueshëm në rrugët e vendit, por edhe në ujësjellës dhe kanalizime" tha ai.
Në fund, ai tha se grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do t’i kërkojë Kuvendit ngritjen e një grupi hetimor për të verifikuar respektimin e standardeve në infrastrukturën rrugore.
Komente











E FYTYRE-QEN SE KUR E KISHIT JU M..E TRANSPORTIT...I VIDHNIT KOMPLET FONDET E NUK BENIT RRUGE FARE..PLEHRA TE NDYRA....EDHE TI MOR QEN ME METEN DUHEJ TE ISHE TANI....PTU....
Përgjigju