Opozita është e vetëdijshme që duke pasur Sali Berishën në krye, nuk mund të marrë pushtetin. Spartak Ngjela thotë në një lidhje me “Studio Live” në Report Tv se shkak është fakti që kreu i PD është “non grata” në SHBA dhe mungesa e mbështetjes së votuesve.
Nga ana tjetër, thotë Ngjela, Berisha ka interesat e tij për të qëndruar në krye të partisë.
“I kanë rënë aksionet PD. E dinë ata që me Saliun s’vijnë dot në pushtet. Edhe ai ka interesin e tij. Politika është pasion. Dashuria dhe politika janë pasione. Kush e pëson? PD. Pse? Nuk vjen dot në pushtet se Berisha është non grata në Amerikë. Kryesorja është që s’kanë vota”, thotë Ngjela.
Sipas avokatit, ka një kusht për ndërrimin e pushteteve, por që nuk duket i favorshëm për PD.
“Që të ngrihet PD, duhet të bjerë PS. PS nuk i kanë rënë ndonjëherë aksionet”, tha Ngjela.
Avokati ndalet edhe te mungesa e Berishës në pritjen e ambasadorit amerikan Eric Wendt, ku pengesë mbetet “non grata” e kreut të PD që ‘vulos’ raportet e tij me SHBA.
“Ai është non grata në Amerikë, nuk e presin dot. Personaliteti që shkon ta takojë, nuk lejohet dhe nëse e bën, bën shkelje ligjore në Amerikë”, tha Ngjela.









Komente
Komento