Identifikohen personat që gjenden ende nën rrënoja në godinën që u rrëzua një ditë më parë në lagjen Plakes të Athinës, pas një shpërthimi.

Sipas Top Channel, tre nga viktimat janë shqiptaro amerikanë të cilët gjendeshin në Athinë për turizëm.

Tre shqiptarët janë, Florin Hoxha dhe Florida Hoxha (motër e vëlla) dhe Eris Cani.

Ndërkohë 3 personat e tjerë nën rrënoja janë: Ian Alekxander Kirkpatrick, Edmond Hings dhe Athina  Papapresku.

Deri tani janë gjetur dy trupa, ndërkohë autoritetet thonë se s’ka asnjë të mbijetuar nën rrënoja./TopChannel

Florin Hoxha

 

Florida Hoxha

 

Në të majtë Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick dhe në djathtë Florin Hoxha dhe bashkëshortja e tij, Eris Cani.