Shembja e Piramidës, Kushtetuesja
rrëzoi PS-në, zbardhet vendimi

Shembja e Piramidës, Kushtetuesja<br />rrëzoi PS-në, zbardhet vendimi
TIRANE- Gjykata Kushtetuese zbardhi dje vendimin e saj për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të PS që kërkonin shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën të neneve 3,5,6,8 të ligjit 10.449 me anë të të cilit përcaktohen rregullat dhe procedurat e ndërtimit të kompleksit të ri parlamentar. Shkak për rrëzimin e kësaj kërkese është bërë moslegjitimiteti i kërkesës i konstatuar nga shumica e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pro kërkesës së deputetëvë të PS ishin vetëm dy anëtarë të Kushtetuses Petrit Plloci dhe Sokol Berberi.

Socialistët pretendonin në kërkesën e tyre se ligji në fjalë sjell konflikt kompetencash mes pushtetit qëndror dhe atij vendor duke shkelur parimin e ndarjes e balancimit të pushteteve dhe parimin e shtetit të së drejtës, sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës përmes mosrespektimit të parimit të hierarkisë së akteve normative.

PS ngriti gjithashtu pretendimin se nëpërmjet këtij ligji cënohej edhe ligji për trashëgiminë kulturore, pasi kompleksi i ri parlamentar pritet të ngrihet në një vend që konsiderohet Ansambël Momunent Kulture. Në vendimin e Kushtetueses thuhet se kërkesa 1/5 e deputetëve nuk legjitimohet pasi nuk kanë interes direkt që i prek. Gjykata ka theksuar se konflikti i kompetencave mund të ekzistojë nësë dy organe/ pushtete pretendojnë ushtrimin e së njëjtës kompetencë, ose kur asnëjri prej dy organeve/ pushteteve nuk merr përsipër ushtrimin e një kompetence.

Sic bëhet e ditur në vendim kërkesa duhet ngritur nga subjektet në konflikt ose subjekte të cënuara direkt nga konflikti.Në rastin në shqyrtim gjykata vlerëson se kërkuesi nuk është as subjekt në konflikt dhe as subjekt i cënuar drejtpërdrejtë mga konflikti. Më tej gjykata shprehet se grupi i deputetëve nuk mund t’i drejtohet gjykatës në rrugën e konstatimit të konfliktit të kompetencave midis dy organeve ndaj ajo e gjen të bazuar qëndrimin e kërkuesit se 1/5 e deputetëve nuk ka detyrim për të justifikuar interesin, sepse ka legjitimitet të pakushtëzuar. Vec këtyre argumentave një prej anëtarëve, ish kreu i Gjykatës Vladimir Kristo e gjen moslegjitimitetin e palës kërkuese edhe në faktin se nuk mund t’i drejtohen kësaj gjykate përsa kohë në momentin e miratimit të këtij ligji deputetët nuk kanë marrë pjesë në votim.

Dy anëtarët që votuan pro kërkesë së PS shprehen se kërkuesi në cilësinë e 1/5 së Kuvendit ka legjitimitet të pakufizuar për të mbrojtur ineteresat e qytetarëve nëpërmjet kontrollit kushtetues.
(ns/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja