KORÇË-Kush udhëton nga Korçë në Tiranë dhe anasjelltas, paguan 300 lekë më shumë. Linjat e transportit e kanë rritur çmimin e biletës për shkak të shembjes së rrugës në Librazhd. Autobusët dhe mikrobusët prej 5 ditësh po lëvizin në rrugën alternative Gramsh–Maliq, e cila është një rrugë interurbane (ndërqytetase) me distancë më të gjatë dhe me kthesa të shumta.
Bileta e autobusit në linjën Korçë–Tiranë ishte 700 lekë, ndërsa tashmë është bërë 1000 lekë. Qytetarët ankohen për koston e lartë dhe të papërballueshme, pasi për të bërë rrugën vajtje-ardhje duhet të shpenzojnë plot 2 mijë lekë (20 euro).
Drejtuesit e autobusëve thonë se u detyruan ta rrisin çmimin e biletës për shkak të rritjes së konsumit të karburantit.
Komente













Autobusin e perdorin shtresat me te varfra te shoqerise, ata qe nuk kane makine dhe s'kane takat per ta blere. Prandaj shteti do te bente mire te rimbursonte 3000lekeshin shtese per aq kohe sa do te vazhdoje bllokimi i rruges. Nuk ka pse te paguajne nevojtaret per kete problem. Perndryshe perse e kemi shtetin kur nuk ndihmon te dobetit?
Përgjigju