Shembja e Teatrit Kombëtar, artistët kundër: Do të rezistojmë fizikisht!

Policia gjatë ditës së djeshme i dorëzoi Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar një letër, në të cilën i njofton ky institucion ka kaluar nga në varësi të Ministrisë së Kulturës, në pronësi të Bashkisë së Tiranës me VKM nga Këshilli i Ministrave. Përpos kësaj brenda pesë ditëve, u kërkojnë artistëve edhe aktivistëve, që për dy vjet edhe 3 muaj janë kundër shembjes së godinës, që brenda pesë ditëve të largohen nga ambientet e TK-së.

“Përmbajta shkruante se në bazë të këshillit të ministrave, ju duhet të largoheni se kjo është pronë e bashkisë”, shprehet Liçaj.
Artistët mendojnë se mënyra se si vepron bashkia dhe qeveria me Teatrin Kombëtar, do të çojë drejt një përplasje fizike

“Këta duan që ta çojnë patjetër në përplasje, nuk pyesin as për opinion kombëtar, as ndërkombëtar. Ne do bëjmë atë kemi bërë tërë kohës, rezistencë. Po sensibilizojmë të gjithë faktorët kombëtarë edhe ndërkombëtarë, të gjithë faktorët politikë e të majtë edhe të djathtë. Ambasadorët, Europa Nostra, që ka një mbështetje shumë të fortë edhe nga KE. Por, po e çojnë drejt një përplasje fizike. Meqenëse e po e kërkojnë, pa dëgjuar zërin e logjikës, edhe pse e dinë se kjo është vija e kuqe e tyre, duan që të tregojnë, se janë më të fortë, le të vijnë edhe të masin forcat. Nëse vijnë me forca edhe ne do t’ua rikthejmë, do t’ua qëndisim patjetër”, vijon Liçaj.  

Regjisori Robert Budina shprehet se nga sot do të nisin tubimet e përnatshme, sepse sikundër qeveria e theu konvencionin në kohë pandemia, duke sjellë 20 policë pa maska dhe doreza, edhe artistët janë të justifikuar.

“Në këtë ne jemi të justifikuar, sepse politika nuk e ka bërë punën e vet, na ka lënë pa gjykata. E vetmja gjë që mbetet për momentin është rezistenca. Ata po luajnë me dhunën e shumicës, është momenti që shqiptarët të jenë me shumicën e kulturës”, thotë Budina.

Ndërsa, më tej Budina shton, se çështja nuk është më çështje partish, por është një atentat i madh ndaj demokracisë.

“Pushteti e partiaziton, por nuk është çështje partish, ka shkuar kriza në pikën nëse do të fitojë, e mira apo e keqja. Edhe ky është një proces. Jemi në bindur se pasi të votohet në këshillin bashkiak, kryetari i bashkisë i pilotuar nga kryeministri po bëhet një kamikaz. Ne do t'i japim përgjigje me të gjithë krahët, sepse këtu po ndodh një atentat i madh ndaj demokracisë. Ne do të përplasemi fizikisht me IKM-t, me fadromat e privatit, edhe u bëj thirrje, të gjitha firmave që do të sjellin fadromat mos ta bëjnë”.
Budina i bën thirrje Metës dhe Peleshit që të prononcohen për këtë që po ndodh.

“Ne jemi artistë. I bëj thirrje Majkos, që s’ka votuar në parlament për ligjin, ish-zv.kryeministrit Niko Peleshi, që është kundër kësaj. U bëj thirrje publike këtyre njerëzve, që mos të na lënë ne sikur po përdoremi nga partitë politike. Ne jemi për ndërtimin e një teatri të ri. Por ne kemi gjetur lekët të gjithë artistëve, prandaj na lini që ta restaurojmë edhe lekët që kanë të bëjnë një teatër tjetër. Ne jemi për vlerën. Do rezistojmë fizikisht, që të gjithë ta kuptojnë, se si fitohet kjo betejë”.

Komisioni i Kulturës, Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore do të mblidhet në 18 maj, ora 11.00 për të shqyrtuar miratimin e akt-ekspertizës së Institutit të Ndërtimit për objektin e Teatrit Kombëtar.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Mos ngurroni të bëni hapin e parë... Çfarë parashikojnë yjet për ju sot