Gjykata Kushtetuese e nis punën me padinë e Metës për Teatrin Kombëtar, më 22 janar seanca plenare

Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar pas kërkesës së bërë nga Presidentit i vendit Ilir Meta, më 24 korrik të këtij viti. Me anë të një kërkese drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave, Ministrisë se Kulturës, Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit të Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, kërkon koment me shkrim nga këto institucione për projektin mbi teatrin e ri.

Në këtë kërkesë institucioneve u është lënë afat deri më 22 janar që të bëjnë komentet e tyre me shkrim. Gjykata thekson se ka marrë vendimin për shqyrtimin e kësaj çështjeje më datë 24 dhjetor dhe se më datë 22 janar do të bëhet seanca plenare , për shqyrtimin e kërkesës së Metës që do të jetë me dyer të hapura edhe për mediat. Sipas nenit 32,  Shqyrtimi në seancë plenare  Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjet në seancë plenare me pjesëmarrjen e të gjithë gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por në asnjë rast të jo më pak se të dy të tretave të tyre.

Kujtojmë se presidenti Meta  ankimoi në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Teatrin Kombëtar në korrik të këtij viti dhe më pas e ktheu sërish tetor.  Meta e ka konsideruar ligjin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar si antikushtetues dhe kriminal.


 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri:: 30/12/2019 22:52

    O ilir meta ti nukjegjatjeter veq kanceri Shiptarve... leri prradhat fndin eke shume prane..

    Përgjigju
  • Hajde: 30/12/2019 14:16

    President hajdut bllokun e ke ?me vehte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë