Shembja e Teatrit dhe përplasja mes protestuesve e policëve në kryeqytet pasqyrohet edhe në mediat botërore

Shembja e Teatrit dhe përplasja mes protestuesve e policëve në kryeqytet pasqyrohet edhe në mediat botërore

Pamje nga përplasja

Përplasja e sotme mes qytetarëve dhe policisë pas prishjes së godinës të Teatrit Kombëtar është pasqyruar edhe në mediat botërore.

“Reuters ka publikuar foto nga përplasja e qytetarëve dhe policisë e duke iu referuar akuzave të aktivistëve se pas prishjes së godinës fshihet një projekt korruptiv i qeverisë ndaj biznesmenëve pranë saj.

"Autoritetet shqiptare filluan rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e kësaj të diele, pasi tërhoqën duzina aktorësh dhe aktivistësh, që e mbronin atë. Teksa i tërhiqnin ata brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”. Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kundërshtuar planet e kryeministrit, për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Protesta çoi në 37 arrestime dhe një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit. Ndërsa një dëshmitar i ‘Reuters’ gjithashtu se kishte parë një protestues me lëndime në kokë. Njëri nga të arrestuarit, analist i medieve, Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters, por policia tha se akuzat për dhunë ishin të pa vërteta", shkruhet në artikullin e "Reuters".

Protestuesit kanë pohuar se kërkohet me ligj një periudhë gjashtë mujore që të miratohet një projekt i ri dhe se qeveria nuk ka siguruar lejet e duhura për të realizuar prishjen.

Ndërkohë, “The New York Times” shkruan se prishja e godinës shkaktoi protesta të dhunshme në Tiranë.

"Policia shqiptare u përlesh të dielën me mbështetësit e opozitës që po protestonin për prishjen e ndërtesës së vendit të shkatërruar të Teatrit Kombëtar në kryeqytet. Policia tërhoqi një grup artistësh dhe disa drejtues të opozitës larg ndërtesës në Tiranë herët në mëngjes para se makinat e rënda të fillonin ta rrëzonin. Vendi është në bllokim për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe nuk lejohen mbledhje masive. Një teatër i ri 30 milion euro do të ndërtohet në vendin e tij, një dizajn modern nga arkitektë danezë nga Bjarke Ingels Group", është shkruar në NYT.

Edhe në median uk.yahoo.news është komentuar ngjarja e sotme në Tiranë, duke pwrfshirw nw shkrim se janë arrestuar 37 persona, përfshirë një gazetar dhe dy policë u plagosën.

"Pamjet televizive treguan Monika Kryemadhi, drejtuese e një partie të vogël opozitare dhe gruaja e presidentit të vendit, duke u futur në një furgon policie. Pozita e presidentit është kryesisht një post ceremonial në Shqipëri. Kryemadhi u lirua më vonë. Kreu i Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha, u bëri thirrje banorëve të rrëzojnë qeverinë për prishjen e teatrit. Basha u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të fillojnë protestat mbarëkombëtare 'për të hequr qafe këtë bandit dhe këtë të keqe të madhe', duke shtuar se demonstratat do të mbaheshin 'duke respektuar kushtet higjienike'. Shqipëria, e cila në fillim të këtij viti tha miratimin nga BE për të filluar negociatat e plota të anëtarësimit për t'u anëtarësuar në bllok, ka qenë në një situatë të tensionuar politike që nga viti i kaluar kur partitë e opozitës lanë vendet e tyre në parlament", është shkruar ne median e huaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/05/2020 06:48

    Për cdo gje si kjo e teatrit qe s ka lidhje me opoziten, kjo e fundit u ngjitet ketyre kauzave si paraziti, si grami grurit për te kthyer pra në politike. Opozita kapet pas cdo gjeje te mire e te paster për ta ndyre e perlyer!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion