Shembja e urës në Patra të Greqisë, vijojnë kërkimet nën rrënoja! Bilanci deri tani: Një i vdekur, 14 të plagosur

Shembja e urës në Patra të Greqisë, vijojnë kërkimet nën rrënoja! Bilanci deri tani: Një i vdekur, 14 të plagosur

Një 33-vjeçar humbi jetën ndërsa 14 të tjerë u plagosën nga shembja e urës në Patra të Greqisë. Ky është bilanci i fundit nga mediat greke.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes gërmadhave në vendin e shembjes, ku ka rënë edhe një eskavator. 

Ende nuk dihen shkaqet e shembjes së urës që ndodhi mesditën e 23 korrikut 2023, ndërkohë policia ka ndaluar 4 persona.

Bëhet fjalë për dy operatorët e mjeteve të rënda që po kryenin punimet në momentin e shembjes së urës, përgjegjësi dhe një punonjës tjetër.

Nga dëshmitë e para bëhet e ditur se poshtë urës në momentin kur ka ndodhur shembja ka qenë një grup romësh.

Ende nuk dihet si ka ndodhur shembja ndërkohë që ura ndodhej në hyrje të Unazës që është në ndërtim e sipër prej dy vitesh.

Sipas mediave greke, në bazë të dëshmive të arrestuarve do të mësohet më tepër për shkakun real të shëmbjes. Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes gërmadhave, ku ka rënë edhe një eskavator. Mësohet se poshte urës ka qënë një grup nga komuniteti rom, por deri tani nuk ka gjë zyrtare

S.G/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg