Shembja e vilës, reagon Bashkia e
Tiranës: Faji i Ministrisë së Kulturës

Bashkia e Tiranës ka reaguar për akuzat e Ministrisë së Kulturës për shembjen e Vilës 11, e cila ishte shpallur monument kulture. Sipas bashkisë, veprimet e saj janë në përputhje me ligjet e vendit pasi në dokumentin e dërguar nga Ministria e Kulturës për dhënien e lejes së ndërtimit, kjo Vilë nuk konsiderohet “monument kulture”.

Në përgjigje të deklaratës së Bashkisë lidhur me prishjen e vilës Ministria e Kulturës deklaron se: Vërtetimi i marrë nga IMK daton në maj 2014 kur ende banesa s’e kishte statusin e objektit në mbrojtje, Me vendim të KKR të datës 15 korrik 2015 ky objekt hyn në listën e objekteve të vendosur në mbrojtje paraprake. Vendimi për leje zhvillimore i datës 6.10.2014 nga ana e Bashkisë, është krejtësisht në shkelje të këtij vendimit të KKR-s. Me Urdhër të drejtoreshës së IMK, të datës 16.01.2015, me nr protokolli 70, rinovohet statusi i objektit në mbrojtje dhe ndalohet çdo ndërhyrje në objekt siç e përcakton dhe neni 25 i Ligjit për Trashegiminë në të cilin thuhet:

“Objekti me këtë status nuk mund të prishet ose t’i bëhen ndryshime, pa miratimin me shkrim të Institutit të Monumenteve të Kulturës.” Ky urdhër i është përcjellë edhe Bashkisë së Tiranës.

Reagimi i Bashkisë Tiranë:
 
Ethet e fushatës mashtruese të kandidatit të mirëqenies personale kanë zënë gjithë qeverinë . E fundit në radhë ishte Ministria e Kultures sot. Bashkia e Tiranës sqaron opinionin publik se e gjithë vendimmarrja e Bashkisë së Tiranës është në përputhje me ligjet e vendit.
 
Bashkia Tiranë, ka marrë në dorëzim kërkesën me nr. prot. 8771, datë 16.06.2014, për leje zhvillimore ndërtimi për “strukturën banimi dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëntokë”, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, së bashku me dokumentacionin tekniko-ligjor. Një nga dokumentet e administruar në dosjen ligjore ka qenë edhe shkresa me nr.prot. 722/1, datë 28.05.2014 nga Instituti i Monumenteve të Kulturës firmosur nga drejtoresha e përgjithshme znj.Arta Dollani në të cilën citohet… në pronën me nr.pasurie 2/128 nuk ndodhen objekte me status “monument kulture”, “zonë historike” dhe as sipërfaqe me status “zonë arkeologjike”ose “zonë e mbrojtur”…

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, brenda afatit të përcaktuar nga legjislacioni për planifikimin e territorit në fuqi në atë kohë, është marrë vendim nr. 8771/7, datë 30.07.2014 për: Miratimin e lejes zhvillimore të ndërtimit për strukturën banim dhe shërbime 4 dhe 6 kat me 2 kat parkim nëntokë, në rrugën “Asim Zeneli”, në pronë të shoqërisë “ANA”sh.p.k, me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ANA” sh.p.k”, bashkëlidhur plani i vendosjes së zonës së zhvillimit;

Bashkia Tiranë është njohur me vendimin e KKR vetëm në gusht të vitit 2014, kur ka ardhur shkresa me nr.prot. 157 datë 19.08.2014, protokolluar në Bashkinë e Tiranës me nr. prot. 11500, datë 20.08.2014 për vënie në dijeni të vendimit nr. 35, dt. 15.07.2014 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve. Pra, ministria përkatëse ka njoftuar mbi një muaj më vonë për një vendimmarrje të tillë, në një kohë kur vendimi për miratimin e lejes ishte marrë konform legjislacionit në fuqi dhe konfirmimit nga IMK për atë sipërfaqe prone.

Në vijim, duke qenë se subjekti i ka plotësuar të gjitha kushtet e tjera të përcaktuara në vendim, është bërë zbardhja e Formularit të lejes zhvillimore me nr. 8771/10, datë 06/10/2014 për subjektin, por ky formular është dhënë me kondicione të vecanta konkretisht pika 10 ku citohet: Në vijim të shkresës së Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dt.19.08.2014 (protokolluar pranë Bashkisë së Tiranës më 20.08.2014), “Vënie në dijeni të vendimit nr.35, datë 15.07.2014 “Për miratimin e propozimit për shpalljen në mbrojtje paraprake të disa objekteve në qytetin e Tiranës” si dhe mbështetur në nenin 26 të ligjit nr.9048, dt.07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”(i ndryshuar) ndalohet çdo lloj ndërhyrje në gjendjen fizike të objektit ekzistues për një periudhë 6 mujore (nga data e vendimit si më sipër të KKR) deri në përcaktimin e statusit të mëtejshëm të tij nga IMK. Pra, nga ana e Bashkisë është zbatuar çdo kusht ligjor për miratimin e kësaj leje dhe është vënë në dijeni subjekti për vendimin e KKR.

leja e bashkise se tiranes vila

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues

Kontrata e kabullit nënujor në Abu Dhabi në ‘Studio Live’, Bejtja: Një korridor më shumë për Shqipërinë! Çoçoli: për 3 vjet e kthen vendin në eksportues