Shëmtia e deputetëve

Shëmtia e deputetëve

Përveçse e shëmtuar, sjellja e Nokës dhe e Bardhit në Komisionin e Edukimit, nuk ka asnjë përkufizim tjetër.

Më e shëmtuar se vetë shëmtia është se po akuzonin Flutura Açkën dy deputetë që nuk kanë lënë akuzë pa i bërë njëri-tjetrit, duke filluar nga vilë 750 mijë euro, tek miqësia me bandat dhe me oligarkët në dëm të demokratëve etj. me radhë.

Më e shëmtuar se kjo shëmtia e akuzave është se, ndërsa Noka bënte atë që di të bëjë më mirë, Bardhi në mënyrë të shëmtuar i drejtohej Fluturës që mos të merrej me këtë punë, por të shihte librat.

Atje te librat, i gërthiste, sikur librat të ishin ndonjë gjë e turpshme dhe jo diçka fisnike.

Pikërisht gaztori që mburrej në fushatën e 2021 në Elbasan që në listë ishte shkrimtarja Flutura Açka, tani drejtonte gishtin e akuzës nga librat, meqenëse zonja vjen nga bota e librit.

Më e shëmtuar nga të gjitha shëmtitë e mësipërme, është se vite më parë kur Edi Rama e mbushi Parlamentin me banditë dhe gangsterë, këta që sot janë shndërruar në protagonistë të dhunës dhe sherrit, ishin objekt i dhunës së rrugeçërve të Ramës.

E shëmtuar kur rriheshin, po aq e shëmtuar kur bëjnë si të fortë me gratë.

Më e shëmtuar se të gjithë shëmtitë e deritashme, është kur thonë se janë votuar nga demokratët për të bërë opozitë dhe jo nga socialistët, sikur vetëm këta ta kenë “monopolin” e opozitarizmit dhe gjithçka tjetër që thuhet jashtë tyre, i shërben pushtetit.

Shëmtia e parë e kësaj shëmtie që thuhet është se askush nuk ka monopolin e të bërit opozitë dhe opozita nuk mund të jetë e njëtrajtshme dhe e njëmendimshme, e lidhur vetëm me fatin e një personi, por duhet të glojë nga polivalencat dhe qasjet e ndryshme, duke u lidhur pas ideve dhe jo pas fateve personale, dhe, së dyti, këta që e kanë tradhëtuar më së shumti besimin e demokratëve gjatë kohës kur kanë qenë në pushtet, duhet ta dinë që edhe sot po luajnë me fatin e tyre, sepse ata e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke mos i ndjekur përposhtë ballkonit që po i çon poshtë e përposhtë në rrugën e tyre qorre.

Dhe për t’i vënë vulën kësaj historie me shëmti deputetësh, më e shëmtuar nga gjithçka më sipër është se, ndërsa paradite bëjnë skena në Parlament, duke akuzuar kolegët e tyre për bashkëpunim me pushtetin, pasdite ulen me ndërkombëtarët pikërisht për të realizuar së bashku me mazhorancën atë që paradite akuzonin kolegët e tyre për tradhëti ndaj demokratëve. TemA

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion