Duomo e Milanos, kjo mrekulli në zemër të Italisë dhe të Europës kristiane, dihet, është ndërtuar gur pas guri, pllakë pas pllake, statujë pas statuje, nga donacionet e banorëve të Milanos, zotërinjve, luftëtarëve, mendimtarëve dhe të kujtdo deshi ta kishte atë shtëpi të Zotit që sot admirohet nga bota mbarë, nga njerëz të cdo feje, përkatësie, kombësie e ideali.
Në të majtë të hollit gjigand ndodhet një altar mermeri i Shën Mërisë me Jezu Krishtin fëmijë në krah. E pra, kjo kryevepër që e shihni dhe në foto është dhuratë nga një shqiptar në vitin 1480, nga Aleksi i Traketës (L’albanese Alessio della Trachetta).
Aleksi ishte një shqiptar, i cili që i vogël ishte larguar nga Shqipëria. Jetim, ishte biresuar nga Zotëria e Milanos së atëhershme Francesco Sforza. U bë një nga luftëtarët më të mirë dhe besnikë të tij, dhe më pas kujdestari i të birit Galeazzo Maria Sforza. Ato anë të Italisë i janë mirënjohës pasi për shumë vite mbrojti brigjet e lumit Ada dhe shquhej për virtyte të rralla që e dallonin dhe e bënë të dashur për banorët e kohës. Mirësia e tij ishte kaq e njohur dhe e përhapur sa Shën Mëria e dhuruar prej tij në Duomo ka famën se është shëruese e gjymtyrëve. Shumë besimtarë e prekin atë dhe i japin veti cudibërëse edhe sot e kësaj dite.
Në këtë Krishtlindje të rrallë, ku shumë prej nesh kanë humbur të afërm, punë, miqë si dhe të mira elementare për një jete normale, do të doja shumë që Shën Mëria e shqiptarit të mirë Aleks Traketa, të bënte një mrekulli edhe për ne përmbarësi.
Do të doja shumë që shqiptarë të tjerë si Traketa, Skëndërbeu, si Nënë Tereza, të bë heshin të panumërt në vendosjen e gurëve të cmuar në Katedralet e qytetërimit njerëzor. Shembujt e më të mirëve tanë na kanë treguar se dimë të bëjmë gjëra të jashtëzakonshme, se brenda nesh ka ar, më shumë se baltë. Ja, këtë fuqi të bukur do të uroja ta nxirrnim në dritë edhe me ndihmën e kë tyre shqiptarëve të mrekullueshëm që kanë lënë gjurmë kudo mbi tokë si për të na thënë: Jemi të mirë, jemi të mirë !Krishtlindje të mbarë!
Lei rimane ipocrita anche a Natale. La tregua durerà poco. Subito dopo santo Stefano riprenderà il suo trantran. Si purifichi per cortesia.
Përgjigju