Shën Tereza, viti 1928, një foto e trishtuar bashkë me kërkesën që të bëhej murgeshë

Shën Tereza, viti 1928, një foto e trishtuar bashkë me kërkesën që të bëhej murgeshë

Nënë Tereza dhe letra dërguar në 1928 që të bëhej murgeshë

Një foto shumë e trishtuar vajzërore. Në fytyrën e saj duket qartë sikur ka një dramë, që pasohet me një buzëqeshje si të përtejetshme. Diçka jo fort normale shihet në gjestet e fytyrës së saj, sikur ka kaluar dhimbja. Duket se diçka e fortë e ka tronditur zemrën dhe shpirtin e 18-vjeçares Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, të lindur më 26 gusht 1910.  

Në shtëpinë e madhe të Bojaxhinjve, në Shkup, duket se për ë’ arsye të tjera ka nisur rrënimi, pas vdekjes së babait të saj Kolë Bojaxhiut. Një pjesë e kalvarit të vuajtjeve të familjes dihen, por ka shumë mister se çfarë ka ndodhur kur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu ishte tepër e re, vetëm 18-vjeç. Duket në këtë foto se fytyra e saj ka pësuar një transformim të dukshëm krhasura me një foto tjetër të njohur afërsisht të kësaj moshe.

Ndërsa e sheh foton, mbeten ende mister faktorët që e sollën moshën të re Shën Terezën në këtë moment pikëllimi, ku asaj i duhej të zgjidhte një rrugë ndryshe nga të tjerat në jetë. Përse vendosi që të mohoj kënaqësitë dhe gëzimet e jetës dhe të bëhet murgeshë?!

Pra jemi para një tjetër fotoje të rinisë së Nënë Terezës, nga një foto e bukur dhe që bëri bujë disa vite më parë. Fotoja e kërkesës për t’u pranuar murgesgë u bë publike për herë të parë në ekspozitën  që ka organizuar mbrëmjen e së enjtes Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, me rastin e 22-vjetorit të ndarjes nga jeta të Nënë Terezës, në Ditën e Shenjtërimit të saj.

Fotoja është ekspozuar afër letër-kërkesë që ka bërë nënë Tereza për t’u kthyer në murgeshë, ose për t’u kyçur në radhët e misionareve, siç i drejtohet ajo nënës së misionareve.

Këto dokumente arkivore ishin pjesë e ekspozitës së titulluar “Zemër Shqiptare, Shën Tereza na bashkon – 22 vjet pas kalimit në amshim”

Interesante në kërkesën e Nënë Terezës është se ajo në mënyrë të padiskutueshme pohon origjinën e saj shqiptare dhe nuk lë vend për diskutime, siç ndodh rëndom me pretendimet e kombeve të tjera pas shenjtërimit të saj. Nënë Tereza e ka pohuar origjinë e saj edhe kur mori Nobelin për paqe 40 vjet më parë. 

Letra 

Në letër-kerkesën e ekspozuar,ndërsa flet rreth begraundit të saj, Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, sot Shen Tereza thekson se: “Njoh shqipen që më është gjuhë amtare dhe serbieshten, di pak frëngjisht, anglisht s’di asgjë...”

Kështu duke e konsideruar shqipen gjuhë amtare, të kombit të vet, shqiptarja katolike e pagëzuar Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, lutet të mbyllet murgeshë dhe të punojë për Krishtin. Mes rreshtave të letrës duket sikur ajo ka gjetur rrugën e shpëtimit të saj.

 

Ja çfarë shkruante në vitin 1928 Shën Tereza:

 

“E dashura e përndershmja Nënë!

Kini mirësinë të dëgjoni dëshirën time të sinqertë. Unë dëshiroj të kyçem në radhët tuaja, që një ditë të bëhem motër misionare.

Të punoj për Krishtin, i cili për të gjithë ne ka bërë shumë.

Kam kryer pesë klasë të gjimnazi real.

Nga gjuhët njoh shqipen, e cila më është gjuhë amtare dhe serbishten, di pak frëngjisht, anglisht nuk di asgjë, por shpresoj në Zotin e dashur që të mësoj aq sa më duhet edhe atë, menjëherë këto ditë do të ushtroj.

Nuk kam ndonjë kërkesë të veçantë

Unë vetëm dua të jem më mision, kurse për çdo gjë tjetër i dorëzohem në dispozicion Zotit të dashur.

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup 28.06.1928”

 

Përmbajtja e ekspozitës

 

Ekspozita “Zemër Shqiptare, Shën Tereza na bashkon – 22 vjet pas kalimit në amshim.” erdhi në bashkëpunim mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Kalasë së Tiranës dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Në ekspozitë u shpalosën dokumente dhe fotografi nga aspekte interesante të jetës dhe veprës së Shën Terezës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm, përgjegjësja e Promovimit dhe Komunikimit në DPA Elsa Saka, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, administratorja e Kalasë së Tiranës Klodjana Toptani, ambasadori i Kosovës në Shqipëri Sylë Ukshini, nga Kisha Ortodokse Arkimandrit Kozma Prifti, etj.

Në ekspozitë pati edhe dokumente të tjera arkivore me interes për viztorët si fotoja ku Shën Tereza ka qenë pjesë e korit të Kishës katolike në Shkup; pema gjenealogjike e familjes së Shën Terezës, shtëpia e saj në Shkup apo edhe fotografi të prindërve të saj. Gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës të pranishëm ishin disa personalitete, të cilët e konsideruan kontributin e Nënë Terezës, si një pasaportë për shqiptarët kudo në botë. 

“Unë vij nga Kosova, por ndihem dy herë i respektuar. Është nderi madh për shqiptarët, që të kemi një figurë të tillë. Nënë Tereza pjesën më të madhe të jetës e ka kaluar në Shkup. Është fat i madh që kemi figura kaq të mëdha. Emri i Nënë Terezës ka qenë udhërrëfyes për ne shqiptarët e Kosovës. Duke pas moton e saj, dashuri edhe paqe do të arrijmë synimet e saj. Në të gjitha etapat e shtetit ndërtimit tonë, Nënë Tereza ka qenë ylli që ka ndriçuar edhe sot është një pasaportë që ne na bën të ndihemi krenarë”, u shpre Sylë Ukshni, ambasador i Kosovës në Tiranë .

Nuk munguan në këtë ekspozitë as letërkëmbimi i Nënë Terezës me Ramiz Alinë, ku pas vizitës në Shqipëri i kërkon leje për të hapur një shtëpi për të varfëritë, por kjo leje nuk i miratua asnjëherë nga Presidenti i Kohës. Ekspozita do të vazhdojë që të qëndrojë hapur në Kalanë e Tiranës për dy javë rresht.

 

Shën Tereza, humanistja shqiptare, nobelistja, misionarja e jashtëzakonshme, e bekuara e Vatikanit, e cila çdo ditë të jetës së saj ia kushtoi bamirësisë, kujtohet në këtë ekspozitë e cila do të qëndrojë e hapur deri të dielën, më 8 shtator, në ambientet e Kalasë së Tiranës

 

r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë