Shën Valentini, çifti i martuar prej
78 vitesh rrëfen sekretin e dashurisë

Shën Valentini, çifti i martuar prej<br />78 vitesh rrëfen sekretin e dashurisë
Morrie dhe Betty Markoff janë 103 dhe 100 vjeç dhe janë të martuar prej 78 vitesh.
 
Çifti anglez rrëfen sekretet që e kanë bërë martesën e tyre të zgjasë për gjithë jetën.
 
Morrie dhe Betty thonë se tre komponentët bazë të një marrëdhënieje të qëndrueshme janë toleranca, respekti dhe fati.
 
Por Morrie thotë nuk e ka përdorur kurrë fjalën “e dashur”, për t’ju drejtuar bashkëshortes së tij.
 
Për mua dashuria është posesive. Në vend të saj preferoj përkujdesjen. Për mua ka një domethënie më të thellë. Dashuria përdoret edhe në situata të tjera si për shembull:
 
Dashuroj të luaj tenis. Unë e përqafoj dhe e puth shpesh Bettyn. Kujdesem shumë për të
”, rrëfen 103-vjeçari.
 
Mos lejoni që çdo ankesë të kthehet në zemërim. Gjithçka duhet kaluar me tolerancë e respekt”- shprehet Betty.
 
Morrie dhe Betty Markoff janë njohur në vitin 1938 në një ceremoni martesore në New York. Tashmë dashuria e tyre do të përjetësohet në librin "Ageing Gracefully".
 
Nuk njohim askënd më të vjetër se 100 vjeç. Dukemi si të çuditshëm, dy persona të martuar prej 78 vjetësh. Njëri 103 dhe tjetra 100 vjec. U kemi mbijetuar të gjithëve.
 
Eshte dicka e rrallë kjo e jona, e di. Kemi qenë me fat, dhe ja uroj të gjithëve fatin tonë.
 
Në 78 vjet martesë nuk mund të them se nuk kam bërë gabime. Kemi patur ulje-ngritjet tona, por jemi ende këtu
.”- shprehet Morrie.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi