Shën Valentini,Klosi:Kemi nevojë të
japim e të marrim më shumë dashuri

Shën Valentini,Klosi:Kemi nevojë të<br />japim e të marrim më shumë dashuri
TIRANE-Në ditën e të dashuruarve, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  në bashkëpunim me Ecovolis organizoi aktivitetin “Dashuria dhurohet në shumë mënyra”.
 
Nxënësit e Shkollave të Arsimit Profesional dhe Qendrat e Formimit Profesional kishin krijuar për këtë ditë në mënyrë manuale, një biçikletë dekorative me përmasa 8 metra që do ti dhurohet qytetit të Tiranës si shenjë dashurie për ambientin e përbashkët.
 
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi që morri pjesë në këtë aktivitet, theksoi se kjo është dita që na kujton se sa shumë nevojë kemi për dhënë dhe marrë dashuri dhe se ajo shprehet dhe dhurohet në shumë forma, nga dashuria për partnerin, për njëri tjetrin, për mjedisin, natyrën, qytetin.. etj.

“Dashuria sot shprehet në mijëra e mijëra mënyra. Ne duam të përcjellim një mesazh fare të thjesht që shkon për të gjithë. Ne kemi nevojë që në një shoqëri si e jona të kemi shumë më tepër dhurim dashurie. Ne si Ministri e Mirëqenies Sociale në një bashkëpunim shumë të ngushtë me Ecovolis, një partner strategjik i kësaj ministrie, së bashku me nxënësit e arsimit profesional dhuruan diçka për qytetin e natyrën. Nxënësit e shkollave profesionale në kuadër të fushatës në ndihmë të komunitetit dhuruan një biçikletë të krijuar nga vetë ata për të shprehur dashurinë për natyrën, dashurinë për qytetin dhe për të pasur gjithnjë kujtime nga kjo ditë e mirë”, u shpreh Klosi.

Redaksia Online
Al.N.Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi