Shën Valentini, Vizita e John Kerry-t
   'sfumon' Ditën e të Dashuruarve

Shën Valentini, Vizita e John Kerry-t<br />   'sfumon' Ditën e të Dashuruarve
Dita e sotme përkon me Shën Valentinin, ose ditën e të dashuruarve. Ndryshe nga vitet e tjera, sot është vënë re mungesa e pranisë së çifteve të dashuruara në rrugët e kryeqytetit por edhe në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë. Një element që ka ndikuar që ky 14 shkurt të jetë i vakët, duket se ka të bëjë me masat e sigurisë për shkak të vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry. 

Dita e Shën Valentinit është një festë pagane dhe thuhet se ka lindur nga një prift i cili quhej Shën Valentin. Sipas legjendave, Shën Valentini u burgos sepse kryente ceremoni martesash për ushtarët, diçka e ndaluar në atë kohë. Para se të ekzekutohej, ai bëri një mrekulli, shëroi vajzën e personit që e burgosi, Julia e cila ishte e verbër. Dita e caktuar për ekzekutimin e tij ishte 14 Shkurt dhe atë dite Shen Valentini shkruajti një letër për Julian të firmosur “nga Valentini yt”, një shprehje që përdoret gjerësisht edhe sot në kartolinat dhe dedikimet e dashurisë.
 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator

Ervin Salianji kërkon pezullimin e vendimit të Apelit që e dënoi me 1 vit burg, Gjykata e Lartë shqyrton kërkesën më 15 Tetor! Ja gjyqtari relator