TIRANE - Sigurisht se ekzistojnë eliksiret e mrekullueshëm që posedojnë aftësi magjike, por nuk mund t'i blini në farmaci. Këto receta të lashta janë ruajtur deri më sot dhe me siguri se do t'ju ndihmojnë për rigjenerimin e trupit tuaj.
- Eliksiri nga Lindja e Mesme: Përzieni 120 ml lëng limoni, 200 g mjaltë shtëpiake nga bagremi dhe 40 ml vaj ulliri "të virgjër". Shurupin e fituar e ruani në frigorifer dhe çdo mëngjes merrni një lugë gjelle në stomak bosh, kurse për fëmijët rekomandohet një lugë çaji.
- Ilaçi kinez për imunitet: Në mjekësinë tradicionale kineze, kanella ka një reputacion si një ilaç për ftohjet dhe gripin, që përdoret me çaj dhe xhenxhefil të freskët. Kjo ndihmon në rast të problemeve me tretje (për shkak të përmbajtjes së tiaminës), rigjeneron nervat dhe gjakun. Në qoftë se përdorni një ilaç të përgatitur sipas kësaj recete, shpejt do të bindeni për rezultatet e saj. Merrni një filxhan më të madh dhe i shtoni dy lugë pluhur kanellë dhe një lugë gjelle me mjaltë. I shtoni edhe pak xhenxhefil të freskët, rreth një lugë çaji. Më pas i shtoni ujin e valuar, 200 ml. Pastaj shtoni tri lugë lëng limoni dhe e mbuloni filxhanin me pjatë. Pas gjysmë ore, pini gjysmë filxhani para se të shkoni në shtrat dhe gjysma tjetër e konsumoni në mëngjes në stomak bosh.
- Ilaçi për pastrimin e gjakut: Grimconi 13 thelba hudhër dhe përzieni me 600 ml verë të bardhë. Vendosni përbërjen në një kavanoz qelqi që duhet mbajtur për tre javë në një vend të mirë me diell, kurse disa herë në ditë, të tundet kavanozi. Pas tre javësh, përbërjen e lëngshme e derdhni në një shishe qelqi. Merrni tri lugë në ditë, para çdo vakti.
- Çaj "faraoni": Egjiptianët e lashtë shpesh kanë konsumuar çaj nga "trëndafili sudanez", respektivisht, hibiskusi. Kjo pije nuk ishte e popullarizuar pa ndonjë arsye. Hibiskusi është veçanërisht i pasur me antioksidues që mbrojnë lëkurën nga plakja. Çaji hibiskus ishte pije e preferuar e Kleopatrës, e cila e konsumonte për shpirtin dhe trupin.
- Eliksiri i indianëve të lashtë: Për të përgatitur këtë pije, ju duhet një filxhan qumësht dhie, gjysmë luge çaji shafran i Indisë, tre lugë vaj bajamesh, dy lugë mjaltë dhe një gjysmë gotë me ujë. Qumështin e ngrohni dhe në të hidhni të gjithë përbërësit e mbetur. Në vend të vajit nga bajamet mund të përdorni vaj ulliri, kurse kjo pije duhet të konsumohet në mëngjes në stomak bosh. Ky eliksir do të ketë një efekt pozitiv në sistemin tuaj imunitar. /ATSH/
/Shqiptarja.com