Humbja e jetës së të rinjve nga COVID, mjekja Silvana Bala në Report Tv: Një nga shkaqet është neglizhenca, nuk besojnë në rrezikshmërinë e sëmundjes

Shifrat e personave të prekur me COVID në vendin tonë vijojnë që të mbeten shumë të larta, ndërkohë që sot u raportua se kanë ndërruar jetë 20 persona. Prof. dr, shefe e Shërbimit Universitar 2 të Pneunomologjisë, Silvana Bala tha se aktualisht në këtë spital janë të shtruar 170 pacientë, nga 220 shtretër që ka spitali.

Duke folur për humbjet e jetës në moshat e reja, mjekja tha se një nga shkaqet kryesore është neglizhenca, pasi janë treguar mosbesues në rrezikshmërinë dhe gravitetin e sëmundjes.

‘Për mjekun si të jenë pak sëmurë dhe si të jenë shumë sëmurë, situata është shqetësuese për këtë sëmundje e cila në karakteristikat e saj ka gravitetin dhe rrezikshmërinë që i sjell jetës së pacientit. Mund të flas për një situatë të vazhdueshme. Ne kemi 220 shtretër pacientësh, aktualisht sot ishin shtretër të zënë rreth 170. Por të mos harrojmë se për COVID 19 shërbejnë edhe 3 katër spitale të tjera COVID. Në këtë ditë ne dukemi pak më të qetë për urgjencat e rretheve dhe fluksin më të madh e ka COVID 1, 3 dhe 3. Nuk mund të rri pa cekur dhe moshat e prekura, ju e keni parë që COVID 19 nuk ka lënë pa prekur edhe moshat e reja. Rrezikshmëria ka ardhur tek pacientë që kanë pasur sëmundje shoqëruese, por pak nga këto që kanë humbur jetën kanë qenë mosha të reja. Ajo që është bërë shkak për humbjen e jetës së tyre është ardhmja me vonesë në spital për tu kuruar. Mos besimin që moshat e reja, sidomos kanë nga ecuria e klinikës së kësaj sëmundje, janë treguar të pakujdeshëm dhe mosbesuses në rrezikshmërinë dhe gravitetin e kësaj sëmundje.’- tha Bala.

Më tej mjekja nënvizoi se moshat e treta janë më të prekur, të cilët vuajnë edhe nga sëmundje të tjera kronike.

Ato që janë më të prekur janë moshat e treta të cilët janë të sëmurë me sëmundje të tjera shqëruese, me diabet, me hypertension, të sëmurë me kimioterapi, dhe që kanë një trajtim kronik. Aty kjo sëmundje është më e rëndë, ka një klinikë më të ashpër, dhe normalisht edhe fitimi i jetës është shumë herë më i vështirë.  Këto të sëmurë kanë ardhur më një përfshirje shumë të madhe të të pneunomisë, them që ka rezultuar mbi 85% të përfshirë nga pneumonia. Nëse ne do të mendonim se 90% të organit respirator e kemi të përjashtuar nga aktivitet funksional, vetëm një mjek e kupton se çdo të thotë sa e rëndësishme është kufizimi i këtij funksioni. Në këto momente fillon me pamjaftueshmërinë në frymëmarrje, e nxjerr jashtë funksioni punën e këtij organi.  Pacienti duhet të tregohet shumë i vëmendshëm, rrritja për herë të dytë e temperaturës tregon se duhet patjetër që të egzaminojmë organin e mushkurisë.  Neglizhenca, zgjatja, qendrimi në shtëpi, frika, për të shkuar tek mjeku bën që kjo pneumoni të përkeqësohet akoma më tepër.

Mjekja Silvana Bala kishte edhe një apel për kolegët e saj, ku theksoi se nëse mjeku nuk e njeh si sëmundje mos të mundohet.

‘Jo çdo mjek mund ta trajtojë COVID, mos të mundohet nëse nuk e njeh, mos ta trajtojë. Jo shumë mjek të cilët nuk e kanë profesion këtë gjë, të mos marrin guximin të kopjojnë receta.’- tha Bala.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë