"Shëndetësia", urgjencës i shtohen
20 autoambulanca dhe 1 helikopte

20 autoambulanca dhe 1 helikopte">
TIRANE- Për të unifikuar shërbimin e Urgjencave do të ngrihet për herë të parë Qendra Kombëtare e Shërbimit të Urgjencave, e cila nga viti 2015 do të jetë një shërbim më vete me një buxhet të përcaktuar. Për këtë Ministria e Shëndetësisë ka hartuar edhe një projektligj “Për shërbimin e urgjencave mjekësore”. Beqaj deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë se ky projektligj synon të përmirësojë shërbimin e Urgjencave, kryesisht në shërbimin e traumës dhe sëmundshmërisë.
 
Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune, i cili ka konstatuar se urgjenca nuk funksionon siç duhet, dhe për këtë ka ankesa nga qytetarët për shkak mbërritjes me vonesë të ambulancave. Sipas Rrjepaj, 350 mijë pacientëve në vit ju ofrohet shërbimi i urgjencës ku 30% e tyre kërkojnë ndihmë, ndërsa 70% e tyre shkojnë vetë në spital.
 
Pjesë e stafit të Urgjencave do të bëhen edhe infermierët e rinj, të cilët do të trajnohen për një periudhë njëvjeçare nga mjekë të urgjencave.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët