Shëndeti/ Ja problemet që
mund t’u shkaktoni vet veshkave

Shëndeti/ Ja problemet që<br />mund t’u shkaktoni vet veshkave
TIRANE - Ka disa ushqime dhe pije që mendohet se janë të sigurta ose të shëndetshme, të cilat mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin tonë, në qoftë se konsumohen në doza të larta. i pari është çaji i ftohtë që sipas mjekëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sjell prombleme me veshkat. Në këtë kategori renditen dhe koktejet që konsumohen kryesisht nga të rinjtë. Një tjetër “pikë e dobët” e veshkave është dhe konsumimi i tepërt i limonit. Këto pije dhe limoni përmbajnë një substancë të quajtur “Oxalate” e cila, në qoftë se merret në doza të tepërta, sjell formimin e gurëve në veshka.

Kjo gjendje, nëse nuk trajtohet si duhet dhe menjëherë, mund të çojë në pasoja shumë serioze, të tilla si nevoja për t’ju nënshtruar dializës.  “Të “Oxalates” janë komponimet që ndodhin në kristale që kur kombinohet me kalcium, krijojnë kripëra. Ajo është një kripë e patretshme që grumbullohet në formën e kristaleve në veshka që më pas sjellin krijimin e gurëve. Është llogaritur se rreth 10 për qind e njerëzve vuajnë një episod e gurëve në veshka gjatë jetës së tyre dhe, prej tyre, rreth 70 për qind i nënshtrohet dializës. Rreth 80 për qind e gurëve në veshka përmbajnë kalcium, dhe nga këto 80 për qind është e përbërë nga “Oxalate”. Ne për këtë arsye mund të themi se në shumicën e rasteve, gurët në veshka janë formuar nga konsumimi i tepërt i çajit të ftohtë”, - thotë eksperti Paolo Manunta
 
Ushqimet e tjera
“Oxalate” është gjetur në shumë ushqime, madje edhe ato që konsiderohen më të shëndetshme. “Është e pranishme në disa perime si spinaqi, drithërat, në bukë të bërë me miell misri”, - thotë studimi. Po kështu gurët në veshka mund të krijohen edhe në rastet kur konsumohet në sasi të mëdha piperi i zi, kakao, kivi etj. “Kështu që unë mendoj se është e rëndësishme që të mos mbështeten në dietat bazuar në vetëm disa lloje të ushqimeve", - shpjegon eksperti, “Për shembull, vetëm një dietë të bazuar në fruta dhe perime, në fakt, mund të favorizojë akumulimin e “Oxalate” që sjell krijimin e gurëve në veshka”.
Edhe uji?
 
Mjekët kanë ngritur një shqetësim edhe për sa i përket konsumimit të ujit në sasi të tepërta. “Uji është i pasur me kripëra të kalciumit dhe magnezit të cilat, kur merren në doza të larta, sjell dhe krijimin e lëndës së veçantë “Oxalates”. Ne mendojmë që kjo lëndë në pjesën më të madhe të rasteve sjell krijimin e gurëve në veshka”, - thotë Paolo Manunta.
 
Gurë në veshka/Kripërat
“Janë komponimet që ndodhin në kristale që kur kombinohet me kalcium, krijojnë kripëra. Ajo është një kripë e patretshme që grumbullohet në formën e kristaleve në veshka që më pas sjellin krijimin e gurëve”
 
Studimi
“Uji është i pasur me kripëra të kalciumit dhe magnezit të cilat, kur merren në doza të larta, sjell dhe krijimin e lëndës së veçantë “Oxalates”, të cilat sjellin dhe gurët në veshka”
 
Sa e rëndësishme është dieta gjatë shtatëzanisë
Gratë shtatzëna që “hanë për dy” të rritur, rrezikohet që fëmija e tyre të jetë i shëndoshë. “Bebet kanë më shumë gjasa të jenë mbipeshë nëse mami i tyre ka shtuar në peshë gjatë shtatzanis”, - thuhet në një hulmutim të bërë në Britaninë e Madhe.  Studimi tregoi se gratë që pinë cigare ose nuk zhvillojnë ushtrime, rrit probabilitetin që fëmija të vuajë dhe nga obeziteti. Prof. Labros Sidossis, autor i hulmutimit tha se: Duhet të mbahet një lloj diete edhe për gratë shtatëzëna ose të bëjnë disa ushtrime gjatë 7-8 muajve. Ekipi hulmutues zgjodhi 5. 125 fëmijë në mënyrë të rastësishme dhe e pyeti nënat e tyre në lidhje me faktorët e përfshirë për shtimin në peshë, stërvitjes nëse kishin kryer dhe nëse kishin pirë cigare ose alkol gjatë shtatzënisë. Gjetjet, që u publikuan në revistën “BMC” treguan shtim në peshë, për ato gra që nuk zhvillonin aktivitet fizik dhe pinin cigare.


Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
 
Redaksia Online
(k.b/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë

Ervin Hoxha merr detyrën si Ministër i Brendshëm: Prioritet reformimi i drejtuesve të Policisë