"Shëndeti"/ Terapia me rrezatim
Kujdesi i duhur për të gjitha moshat

Kujdesi i duhur për të gjitha moshat">
Rrezatimi përdoret për të marrë pamje të brendshme të trupit tonë,për qëllime diagnostikimi, pra për ekzaminime të ndryshme. Si për shembull mamografi apo grafia e gjirit, apo skopia e grafitë e ndryshme që përdorin rrezet X. Terapia me rrezatim përdor grimca ose valë me energji të lartë, të tilla si x-rrezet, rrezet gama, rreze elektronike ose protone, për të shkatërruar ose dëmtuar qelizat e kancerit.

Terapia me rrezatim quhet edhe me emra të tjera ,si radiotherapi, rrezatim, ose terapi me rreze X. Terapia me rrezatim është një nga trajtimet më të zakonshme për kancer. Ky trajtim është shpesh pjesë e trajtimit kryesor për lloje të caktuara të kancerit, si kanceret e kokës dhe qafës, të fshikëzës së tëmthit, të mushkrive, dhe sëmundjes Hoçkin.

Ndërsa për kancere të tjera terapi a me rrezatim.,është terapi ndihmëse. Rrezatimi mund të jepet si mjekim i vetëm ose përdoret me trajtime të tjera, si kirurgjia ose kimioterapia. Në fakt, ilaçe të caktuara janë të njohura se janë radiosensibël,që do të thotë se ata mund ti bëjnë në fakt qelizat e kancerit më të ndjeshme ndaj rrezatimit, i cili e lejon atë të vrasë më mirë qelizat e kancerit. Ka mënyra të ndryshme për të dhënë rrezatimin. Ndonjëherë një pacient merr më shumë se një tip të trajtimit me rrezatimi për të njëjtin kancer.
 
Rreziqet
Terapia me rrezatim mund të jetë më e dobishme në disa raste sesa në të tjerët. Për shembull, disa tipe të kancerit janë më të ndjeshëm ndaj rrezatimit se të tjerët. Dhe disa lloje kanceresh janë në zona që janë më të lehtë për tu trajtuar me rrezatim pa shkaktuar efekte të mëdha anësore. Ka limite të përdorimit të rrezatimit gjatë të jetës. Mjekët e dinë sasinë e rrezatimit që pjesë normale të trupit mund ti marrin të sigurtë pa shkaktuar dëme që nuk mund të përmirësohen.

Ata e përdorin këtë informacion për të ndihmuar pacientët të vendosin se sa rrezatim kanë për tu dhënë dhe FAKTORËT RISK PËR KANCERIN E GJIRIT ku synojnë të arrijnë gjatë trajtimit me rrezatim. Nëse një pjesë e trupit tuaj është trajtuar me rrezatim më përpara, ai nuk mund të marrë rrezatimin në atë zonë për herë të dytë. Kjo varet se sa rrezatim ju morët për herë të parë. Nëse një zonë e trupit tuaj ka marrë tashmë dozën maksimale të sigurt të rrezatimit, sipas ciklit të jetës, ju mund të jenë ende në gjendje për të marrë trajtim me rrezatim por në një zonë tjetër dhe nëse distanca në mes dy zonave është mjaft e madhe.

Nëse mjeku juaj rekomandon trajtim me rrezatim, kjo është për shkak se ata mendojnë se përfitimet që ju mund të merrni janë më të shumta se efektet e mundshme anësore. Prapë, kjo është diçka që ju duhet të jeni rehat me veten tuaj. Duke njohur sa më shumë ju mundeni në lidhje me përfitimet e mundshme dhe rreziqet apo efektet anësore mund t‘ju ndihmojë të vendosni nëse terapia me rrezatim është më e mira për ju.
 
Terapia me rrezatim të jashtëm
Terapia me rrezatim të jashtëm kryhet në spital,në mënyrë ambulatore,pra pacientët nuk nevojë të shtrohen në spitale. Sesionet terapeutike zgjasin 15-30 minuta dhe këtu përfshihen gjetja e pozicionit të duhur për ju,gatishmëria e makinerisë,ndërsa trajtimi juaj me rreze zgjat vetëm disa minuta. Terapia zgjat disa javë dhe bëhet çdo ditë për 5 ditë të javës,nga e hëna deri të premten ,dhe fundjava shërben për shërimin e qelizave të shëndetshme dhe ripërtëritjen tuaj. Mund të ndjeheni nervoze përpara se të filloni seancat e para të trajtimit.

Ekipi juaj i radioterapisë do t’ju shpjegojë se çfarë do të ndodhë dhe do t’i përgjigjet pyetjeve tuaja. Mjeku radiolog ju vendos në pozicionin e duhur, sipas shenjave të vendosura gjatë sesionit me simulator, mund të vendosë material mbrojtëse midis trupit tuaj dhe makinës për të mbrojtur organet dhe indet e shëndosha. Sipas zonës që rrezatohet nuk duhen mbajtur bizhuteri. Është e rëndësishme për ju, të qëndroni i pozicionuar dhe të mos lëvizni. Mbasi ju vendos në pozicionin e duhur, mjeku do të largohet nga dhoma e të shkojë te aparatura për të lëshuar rrezatimim.

Ju do të jeni vetëm ndërsa merrni trajtim me rreze, por mjeku do t’ju vëzhgojë dhe dëgjojë ju nëpërmjet ekranit. Ata mund te kthehen prapë ne dhomën e trajtimit të rregullojnë pozicionin e makinës herë pas here. Nëse keni nevojë mund ti flisni ose t’u bëni sinjal dhe ata do të ndalojnë trajtimin dhe do ju ndihmojnë. Trajtimi nuk është i dhimbshëm. Një makineri e madhe dërgon tufën e rrezeve në vendin e lokalizimit të kancerit. Makineria,lëviz përreth jush për të dërguar rreze në drejtime të ndryshme, gumëzhin,por ajo nuk ju prek ,nuk ju dëmton dhe ju nuk mund ti shikoni apo ti ndjeni rrezet.

Terapia me rrezatim të jashtëm nuk ju bën ju radioaktive,pra ju mund të qëndroni me persona të tjerë pas kësaj terapie ,pa u shkaktuar asnjë problem.
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane